E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas shembjes së tavanit në spital, pacientja padit QSUT

Pacientja që u plagos pas rënies së tavanit të spitalit infektiv, në 3 mars të këtij viti, padit QSUT duke kërkuar dëmshpërblim për dëmtimet e pësuara. Ajo nuk ka caktuar ndonjë shumë konkrete, duke ia lënë këtë të drejtë gjykatës. 

TIRANE- Nafie Kryemadhi, pacientja që u plagos pas rënies së tavanit të spitalit infektiv, ngjarje kjo e ndodhur në 3 mars të këtij viti, padit QSUT. Nëpërmjet një padie civile në Gjykatën e Tiranës, 52 vjecarja kërkon dëmshpërblim nga QSUT, për dëmtimet e shëndetit dhe dëmtim moral.
Kryemadhi nuk ka caktuar ndonjë shumë konkrete për dëmshpërblim, duke ia lënë këtë të drejtë gjykatës. Ngjarja për të cilën ankohet pacientja daton në 3 mars të këtij viti, kur u shemb tavani në një nga dhomat e godinës së infektivit.
Nafie Kryemadhi ishte shtruar në këtë repart atëherë dhe si pasojë e shembjes së tavanit, ku gjatë kryerjes së një ekoje ajo mori disa dëmtime në trup .
Nga shembja u dëmtuan gjithashtu edhe pacientja , Xhevahire Xhafa 45 vjec si dhe nje mjek. Padia e Krymedhit do të shqyrtohet në gjykatë nga gjyqatarja Gentiana Xhelili e caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar kërkesë padinë.(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›