E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë tentativat për manipulimin e zgjedhjeve, qendrat e votimit vendosen në lokalet e militantëve

KQZ miraton 44 qendra votimi në objekte jopublike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje përcaktimin e disa Qendrave Votimi nga objektet publike në ato private, në qarqe të ndryshme të vendit.  Ndryshimi i vendndodhjes së QV-ve erdhi pas propozimeve të drejtuesve vendorë me justifikimin se në këtë zona mungojnë objektet publike. Shumë ndryshime të vendndodhjes së QV u kundërshtuan nga përfaqësuesit socialistë në KQZ, me argumentin se ky ndryshim vë në dyshim sigurinë e procesit të votimit dhe ul pjesëmarrjen në votime. Socialistët propozuan që qendrat e votimit të zhvillohen dhe në qendrat shëndetësore aty ku mungojnë objektet e tjera publike. Por, ashtu si gjithmonë, kundërshtuan demokratët, ku sipas të cilëve shumë qendra shëndetësore nëpër fshatrat e thella kanë një sipërfaqe tepër të vogël për tu zhvilluar në to votimet e 28 qershorit, ndaj ato propozuan që vendodhja e QV të jetë në lokalet private në ato zona. Kjo natyrisht, përveçse do ti shkaktonte një kosto financiare shtetit, do të rrezikonte edhe procesin zgjedhor. Megjithatë, më në fund për ndryshimin e vendndodhjes së shumë qendrave të votimin KQZ arriti ti miratoje me konsensus të plotë, pasi u shqyrtuan në hollësi rrethanat. Ndërkaq, lidhur me këtë problem, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli shprehu shqetësimin e thellë të KQZ për papërgjegjshmërinë e një pjesë e madhe e drejtuesve vendorë qe kanë krijuar lidhur me çështjen e përcaktimit të saktë të qendrave të votimit. KQZ iu drejtoi të premten një apel drejtuesve vendorë që të respektojnë udhëzimet e KQZ për vendndodhjen dhe numrin e qendrave të Votimit (QV), pasi çdo ndryshim rrezikon të çojë në kolaps gjithë procesin zgjedhor. Megjithatë thirrjet e njëpasnjëshme dhe masat administrative të herë pas hershme që ne kemi marrë ndaj tyre, ky problem ka vazhduar dhe po kthehet në një gangrenë të vërtetë dhe rrezikon në këto moment të shkaktojë një kolaps të vërtetë sa i takon ditës së zgjedhjeve, tha zëdhënësi Olli. Sipas tij, shumë nga drejtuesit vendorë, kundër të gjithë detyrimeve të Kodit Zgjedhor, kanë ndërmarrë hapa për të ndryshuar vendndodhjen e QV, por ajo që përbën shqetësimin më të madh është bashkimi i disa QV-ve, ose ndarja e tyre. Aktualisht, janë rreth 44 QV në të gjithë Republikën, të cilat kanë ndryshime në raport me parashikimet e kryera nga drejtoritë e KQZ. Zëdhënësi sqaroi se një problematikë e tillë rrezikon që votues të ndryshëm të shkojnë në QV inekzistente. Ky problem i jashtëzakonshëm kërkon një përgjegjshmëri shumë të madhe nga drejtuesit vendorë. Ata duhet të heqin dorë nga çdo iniciativë personale dhe të zbatojnë me rigorozitet të gjithë materialin e dërguar nga KQZ në raport me QV, me numrin e vendndodhjen e tyre, tha Olli. Ndërkaq, një problematike që po shoqëron procesin zgjedhor dhe që nuk gjetur zgjidhje deri më tani janë parregullsitë e listave të zgjedhësve. Problematika e evidentuar në listat e qendrave të votimit duket se nuk do të kalojë lehtë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të shmangur çdo implikim në këtë çështje, do të kërkojë që përgjegjësit e krijimit të kësaj situate, pra të gjithë drejtuesit të njësive të qeverisjes vendore, që nuk ka zbatuar ligjin, të vendosen përpara drejtësisë. Nisur nga vështirësia në të cilën është vënë procesi zgjedhor si pasojë e kësaj amullie, anëtari socialistë i KQZ, Artan Lazaj i ka propozuar komisionit që të përgatisë një padi ndaj të gjithë drejtuesve vendor, që nuk kanë zbatuar ligjin për të sjellë në kohë listat e zgjedhësve dhe adresat e qendrave të votimit. Duke u ndodhur përpara një situate shumë të vështirë ku na kanë futur kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, unë i bëj thirrje KQZ-së dhe unë do të jap gjithë asistencën time juridike për të bërë një denoncim në prokurori për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për të gjithë ata kryetarë të qeverisjes vendore, që kanë bërë këtë shkelje. Nuk ka dëm më të madh sesa ky që i kanë shkaktuar shtetit si në proces ashtu edhe në imazhin që japim tek të huajt, tha Lazaj. Por sipas kreut të KQZ Arben Ristani problemi nuk mund të zgjidhet thjesht me një deklaratë, prandaj ka kërkuar nga anëtarët e tjerë të këtij komisioni që të ulen për të hartuar akt-padinë.

**********************************************************
Zgjedhjet, fletët e votimit së shpejti në Shqipëri
Fletët e votimit që do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit së shpejti pritet të mbërrijnë në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, drejtori i Departamentit  të Personelit, Skënder Vrioni informoi Komisionin se pasditen e sotme  pritet të nisen nga Sllovenia fletët e votimit, të cilat parashikohet që nesër të mbërrijnë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Pasdite do të nisen nga Sllovenia dhe nesër pritet të mbërrijnë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Na duhet të lidhemi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që të mos ketë pengesë deri sa të vijnë në Tiranë, sqaroi drejtori Vrioni. Fletët e votimit janë shtypur nga firma sllovene Cetis, e cila ishte fituese e prokurorimit të kryer nga KQZ. Në rang vendi numërohen gjithsej 4812 qendra votimi me gjithsej 3.084.67 zgjedhës. Sipas kalkulimeve të përcaktuara në kodin zgjedhor sasia e fletëve të votimit e prodhuar është 2% mbi numrin e zgjedhësve, që në total përllogaritet me 3.145.748 fletë votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›