Zgjedhjet, Greqia hap kufijtë për shqiptarët
Vendi fqinj, Greqia, ka vendosur që të "hapë" kufijtë e saj me Shqipërinë, për të lejuar kalimin e lirë dhe pa probleme të të gjithë emigrantëve, që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit.
Një lajm i tillë konfirmohet përmes një vendimi të fundit të lëshuar nga autoritetet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit helen. Por nuk do të mungojë edhe një tjetër lehtësi e krijuar për atë kategori emigrantësh, të cilët nuk kanë mundur që të rinovojnë dokumentet dhe aktualisht i kanë lejet e qëndrimit jashtë afatit të përdorimit. Të gjithë këta emigrantë do të mund që të rikthehen sërish në Greqi pas zgjedhjeve të 28 qershorit për të rinovuar në muajin korrik lejet e punës. Dhe nëse dëshirojnë kufiri sërish do të jetë i hapur për ta që të rikthehen në atdhe edhe për pushime.
Vendimi
"Emigrantët shqiptarë në Greqi që nuk janë pajisur me leje të rregullt qëndrimi, mund të shkojnë në atdhe, duke filluar që nga data 19 qershor deri më 30 shtator". Kështu bën të ditur Ministria greke e Punëve të Brendshme, duke publikuar vendimin, i cili u mundëson emigrantëve pa dokumente, që të shkojnë në atdhe e të kthehen në Greqi pa hasur në probleme me autoritetet kufitare. Kjo mundësi u ofrohet emigrantëve për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri.
Ndryshe nga herët e tjera, kur ata mund të udhëtonin vetëm një herë, emigrantët tashmë kanë të drejtën e dy kalimeve për në vendin e tyre.
Përfitues
Nga vendimi përfitojnë të gjithë emigrantët, të cilët kanë dorëzuar brenda afateve ligjore kërkesën për pajisjen me leje qëndrimi, por ende nuk e kanë marrë atë. Klauzola që u referohet zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, ka gjasë të jetë miratuar pas kontakteve me palën shqiptare dhe interesimit të kësaj të fundit për pjesëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit. Nga ana tjetër, pala greke nuk do t‘i privojë emigrantët nga leja e zakonshme e punës, që në Greqi fillon të jepet në mesin e muajit korrik. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, ata që shkojnë të votojnë më 28 qershor, gëzojnë të drejtën edhe të një udhëtimi tjetër, brenda periudhës 19 qershor-30 shtator 2009.
Fushata
Partitë politike shqiptare ndryshe nga herët e tjera kanë intensifikuar fushatën e tyre edhe në drejtim të përfitimit të votës së emigrantëve. Shumë udhëtime janë kryer drejt Greqisë, vendit fqinj, nga ana e drejtuesve të forcave politike në vend. Aty jetojnë e punojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, votues potencialë, të cilët me votat e tyre mund të bëhen faktor determinant në këtë proces elektoral.