E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KQZ miraton bordin e monitorimit të medias

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi vendimin për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias (BMM), i cili do të monitorojë fushatën zgjedhore në Radion dhe Televizionin publik, si dhe në televizionet private.

Sipas këtij vendimi, neni 85, pika 1 e Kodit Zgjedhor parashikon ngritjen nga KQZ të BMM-së, dhjetë ditë para fillimit të periudhës zgjedhore. Në përbërje të Bordit janë 4 anëtarë, emrat e të cilëve janë propozuar nga anëtarësia e KQZ-së.
Përbërja e BMM-së për monitorimin e fushatës zgjedhore është: Basir Çollaku, Klarita Bajraktari, Artur Bego dhe Rexhep Polisi.
KQZ vendosi që mbledhja e parë e BMM-së të zhvillohet më datë 1 prill, në selinë e KKRT-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›