Zgjedhjet, Karzai me avantazh të ngushtë
Sipas Komisionit Zgjedhor në Afganistan, rezultatet e pjesshme të votës presidenciale tregojnë deri tani se Hamid Karzai, presidenti aktual i vendit, ka një avantazh të ngushtë para rivalit të tij më të afërt, Abdullah Abdullah. Sipas të dhënave nga parapraket, kur ishte numëruar 10 për qind e votave, Karzai kishte marrë 213 mijë vota, ndërsa Abdullah 203 mijë vota. Sipas BBC, shifrat tregojnë një pjesëmarrje rreth 35 për qind në votime, që mund të jetë më e ulët se viti 2004. Një prej kandidatëve duhet të marrë më shumë se 50% të të gjithë votave që të shmanget raundi i dytë.