E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerat, KQZ ndryshon marrëveshjen me R&T

Shkak për ndryshimin e kontratës është bërë nevoja për ekrane 32 polësh. 20 mijë euro më shumë do të paguajë KQZ


TIRANË- Ndryshon kontrata e arritur mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kompanisë shqiptare R&T, e cila sanksionon detyrimet e palëve për ngritjen e sistemit të monitorimit të procesit të numërimit të votive me kamera. Shkak është bërë ndryshimi i qëndrimit nga ana e KQZ-së e cila pasi ka testuar në kushte laboratorike sistemin e filmimit dhe paraqitjes së pamjeve të ekranet televizive, ka parë të arsyeshme që të kërkojë prej kompanisë që të përmirësojë sistemin e transmetimit të pamjeve në ekrane me madhësi më të madhe, pasi ekranet e menduara nga shoqëria nuk premtonin pamje të qarta për largësi të mëdha. Kështu, nga ekranet 26 polsh që ishin parashikuar që të instaloheshin tani KQZ ka kërkuar që ata të jenë të madhësisë 32 polsh. Por kundrejt kësaj kërkese R&T është treguar strikte duke rritur edhe çmimin e ofertës së saj me afro 50 euro për çdo aparat televiziv që do të instalohet. "Në kuadër të tenderimit për kamerat, në specifikimet teknike që kishte bërë shoqëria ishin pranuar ekrane televiziv 26 polsh, por duke qënë se nga ekseprimentet që ne kryem doli nevoja që ato të jenë 32 dhe jo 26 polsh për të aritur parametrat normal të shikimit të fletëve të votimit në ekran", - u shpreh kryetari i KQZ-së Arben Ristani në mbledhjen e djeshme. Por në kushtet kur oferta ishte miratuar një herë më parë, çdo ndryshimi i saj në vlerë ka bërë të detyrueshme që ajo të kalojë edhe një herë në KQZ, për të miratuar vlerën e re dhe të autorizojmë komisionin e vlerësimit të ofertave që të negociojë me shoqërinë për vlerën që do të shtohet në këtë rast. Si pasojë e këtij ndryshimi në këtë kontratë do të duhet që KQZ të paguajë dhe 20 mijë euro të tjera për ekranet e mëdhaja, pra mesatarisht 50 euro më shumë pre çdo njerin nga 385 ekranet që do të përdoren në Qëndrat e Numërimit të Votave. Kjo shumë do ti shtohet 1.455 milionë eurove që KQZ do ti japë shoqërisë R&T për ngritjen e sistemit të monitorimit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›