Kryebashkiaku i Tiranës në dy vite dyfishoi taksat për qytetarët dhe bizneset

Taksa e pastrimi u rrit nga 2100 lekë në 07, në 4500 lekë në 09 për qytetarët
Kryebashkiaku i Tiranës duke ndjerë se problemi i rritjes së taksave në qytetin e Tiranës mund ti kthehet në bumerang para fushatës elektorale, nëpërmjet konferencave të tij për shtyp kërkon të mashtrojë shqiptarët për taksat. Ditën e djeshme ai deklaronte se ka rritur tarifat e shërbimeve dhe jo taksat, pasi këto shërbime nevojiten për qytetarët. Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të jetë mashtruesi më i madh që mund të jetë parë në politikën shqiptare. Motua e Ramës gënje se nuk e kontrollon kush, mesa duket është bërë mënyrë jetese për të. Para ca ditësh gënjeu shqiptarët për fotot e tij nudo të cilat gazeta SOT ja ka vërtetuar se nuk janë bërë në vitin 1992 por në vitin 2003. Edhe ditën e djeshme ky njeri gënjeu në mënyrë të paskrupullt qytetarët e Tiranës, duke ju thënë se nuk ka ngritur taksat. Bashkia e Tiranës vjel taksë gjelbërimi nga qytetarët e thjeshtë për vitin 2009, 400 lekë të reja nga 200 lekë që vilte në 2007 duke e ngritur për dy vjet 100 përqind këtë taksë. Gjithashtu bashkia e Tiranës vjel nga qytetarët e saj për taksën e pastrimit 4500 lekë të rrinj për vitin 2009 nga 2100 lekë që vilte në vitin 2007 duke e ngriture këtë taksë në nivelin e 115 përqindëve në krahasim me dy vjet më parë. Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës për vitin 2010 ka parashikuar edhe një ngritje prej 25 deri në 30 përqind të taksave të sipërpërmendura. Ndërkohë që e njëjta rritje drastike e taksave është bërë edhe për biznesin e vogë, të madh dhe atë VIP, taksa që masakrojnë dhe dëmtojnë rëndë zhvillimin e biznesit. Gazeta SOT është përqendruar vetëm me dy taksa dhe në ditët në vazhdim do të pasqyrojë se kush është niveli real i taksave për qytetarët. Kryebashkiaku i Tiranës i etur për të përfituar sa më shumë para nga tenderët dhe nga investimet, ka rënduar me rritje taksash në mënyrë drastike qytetarët e Tiranës të cilët nuk kanë pak probleme ekonomike nga mungesa e punësimit.
Ja taksa e pastrimit për familjarët dhe bizneset
Një tjetër taksë që pushteti vendor vjel nga qytetarët në të gjithë vendin, por që kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama ka këmbëngulur që të jetë sa më e lartë nga viti në vit për kryeqytetasit, është dhe taksa e pastrimit. Tarifës së pastrimit i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të hua, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike ose jo, brenda territorit të bashkisë së Tiranës. Tarifa e pastrimit paguhet për çdo njësi ku subjekti zhvillon aktivitetin. Mjafton një krahasim i thjeshtë për 4 viteve e fundit, të cilin vetë Rama nuk ka interes që ta bëjë, dhe kuptohet lehtë se si edhe kjo taksë është dyfishuar e më shumë për të dyja kategoritë, familjarë-biznese. Në vitin 2007 qytetarët paguanin si taksë pastrimi, për të mbushur buxhetin e bashkisë së Ramës, 2 100 lekë, në vitin 2008 kjo taksë u bë 3.600 lekë, në vitin 20009 kjo taksë u rrit në 4. 500 lekë të rinj, ndërsa në vitin 2010 ajo u bë 5. 000 lekë. Por Rama, sigurisht që nuk mund të mjaftohej vetëm me ngritjen e kësaj takse në kurriz të familjarëve. E njëjta taktikë u ndoq edhe për biznesin në të gjitha kategoritë e tij. Tregtarët e shitjes së bulmetit, mishit, peshkut, të cilët në vitin 2007 e kishin këtë taksë 20 000 lekë, një vit më vonë duhet të paguanin (sipas ndarjes së biznesit), 20 000 biznesi i vogël, 30 000 ai i madh dhe 40 000 ai vip.Në vitin 2009, taksa e pastrimit për këtë linjë shkoi në 25 000 lekë për biznesin e vogël, 35 000 lekë për atë të madh dhe 45 000 lekë për atë vip. Ndërsa për vitin 2010 Rama vendosi që kjo taksë për këtë linjë të jetë 30 000 për biznesin e vogël, 40 000 për atë të madh dhe 50 000 për biznesin vip. Në tabelën e bizneseve të tatueshme për pastrimin e qytetit, vijohet më poshtë me njësitë e prodhimit, ku nëse do të veçonim subjektet e prodhimeve ushqimore, vihet re se në vitin 2007 kategoria biznes i vogël e kishte taksën e pastrimit 20 000 lekë, biznesi i madh 70 000 lekë, ndërsa ai vip, 150 000 lekë të rinj. Për vitin 2008, Rama e la në të njëjtën masë këtë taksë. Por jo të njëjtën gjë bëri edhe për vitin 2009, ku parashikoi që për biznesin e vogël të këtyre prodhimeve kjo taksë të isht 26 000 lekë të rinj, për atë të madh 80 000 lekë, ndërsa për atë vip të ishte 160 000 lekë. Rritja e kësaj takse është parashikuar dhe vendosur për këtë linjë prodhimesh edhe për vitin 2010, ku biznesi i vogël duhet të paguajë 30 000 lekë, ai i madh 850 000 lekë, ndërsa biznesi vip duhet të paguajë 170 000 lekë të rinj në vit. Rritja e taksës së pastrimit ka evoluar për Ramën, edhe njësitë e shërbimit si shërbimet për fotokopje, sallonet e bukurisë, autoserviset, agjencitë turistike etj, të cilat në vitin 2007 e kishin këtë taksë 20 000 lekë të rinj, e njëjtë u mbeti edhe në vitin 2008, por në vitin 2009, ajo u rrit në 22 000 lekë, e më tej në vitin 2010 në 25 000 lekë të rinj. Taksa e pastrimit u rrit gjatë këtyre viteve edhe për tregtarët ambulantë, të cilët në vitin 2007 e kishin atë 1 500 lekë, në vitin 2008 nuk u ndryshoi fare, ndërsa në vitin 2009 iu bë 2 000 lekë, si dhe në vitin 2010 u duhet të paguajnë dyfishin e vitit 2008, që është 3 000 lekë.
Dyfishohet taksa e gjelbërimit për familjarët nga 200 lekë në 07, në 400 lekë në 09
Kryesocialisti Rama, i cili kërkon të vijë në pushtet edhe si kryeministër edhe si kryebashkiak, harron se nga viti 2007 deri në vitin 2010 e ka çuar taksën e gjelbërimit në mbi dyfishin e asaj ekzistuese, të cilën për hir të së vërtetës Rama duhet ta kishte cilësuar taksë e betonizimit. Në vitin 2007, një familje paguante 200 lekë të rinj në vit, si taksë gjelbërimi. Në vitin 2008, vullneti i Ramës bëri që familjarët të paguanin 300 lekë të rinj taksë gjelbërimi në vit, në vitin 2009, kryebashkiaku Rama e rriti në 400 lekë, ndërsa për vitin 2010, ai e ka parashikuar 500 lekë të rinj. Të njëjtën rritje progresive nga viti në vit për këtë taksë, Rama e ka bërë edhe me biznesin, ku bëjnë pjesë disa aktivitete, si shitja me pakicë, shitja me shumicë, njësitë e prodhimit, njësitë e shërbimit, profesionet e lira, ambulantët, transportet etj. Gjatë vitit 2007, biznesi i vogël paguante taksë gjelbërimi 4 000 lekë të rinj në vit (përjashtuar prodhimin dhe përpunimin e produkteve farmaceutike që e kishte 25 000 lekë), ndërsa biznesi i madh e kishte këtë taksë 9 000 lekë (përjashtuar prodhimin dhe përpunimin e produkteve farmaceutike që e kishte 100 000 lekë). Bëhet fjalë këtu për subjektet e prodhimit dhe përpunimit si ato të ëmbëlsirave, pijeve alkoolike, konfeksionesh, vajrash etj. Nëse do të merrnim si shembull këtu prodhimet ushqimore si buka, ëmbëlsirat, mishi, peshku, pije etj, biznesi i vogël i kësaj linje duhet të paguante 20 000 lekë të rinj në vitin 2008, biznesi i madh 9 000 lekë, ndërsa ai vip, 15 000 lekë. Vetëm një vit më pas, pra në 2009, kjo taksë u ngrit në 5. 000 lekë për biznesin e vogël, në 11. 000 për biznesin e madh dhe në 15. 000 për atë vip. Ndërsa në vitin 2010, kjo taksë do të jetë për subjektet e kësaj linje, 6. 000 për biznesin e vogël, 13. 000 lekë të rinj për të madhin dhe 20. 000 për atë vip. E njëjta gjë ndodhi edhe me njësitë e ndërtimit ku në vitin 2007(për cdo kantier ndërtimi, rrugë, shkolla, kopshte, objekte banimi e tregtare dhe të tjera të ngjashme me to, taksa e gjelbërimit për biznesin e vogël ishte 25. 000 lekë të rinj në vit, ndërsa për biznesin e madh ishte 100 000 lekë. Në vitin 2008, kryebashkiaku Rama e rriti këtë taksë për këtë kategori në 150. 000 për biznesin e madh dhe në 250 000 për atë vip. Po ashtu u vijua edhe për vitin 2009, ku taksa e pastrimit përë këtë kategori fluturoi në 50 000 për biznesin e vogël, 300 000 për biznesin e madh dhe në 400 000 për biznesin vip. Ndërsa për vitin 2010, Rama ia lejoi vetes që ta dyfishonte pa asnjë ngurim këtë taksë, të cilën për biznesin e vogël të kategorisë së lartpërmendur e rriti në 75 000 lekë të rinj në vit, për atë të madh në 400 000 lekë të rinj, ndërsa taksën e atij vip e bëri 500 000 lekë.
Ja rritja e taskës së gjelbërimit nga 2008 në 2010
Një dyqan fruta-perimesh që hyn në biznesin e vogël,