E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, Mitt Romney fiton në Florida

01-02-2012 / Gazeta 55

Kandidati presidencial amerikan Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në Florida.
Në fjalimin që mbajti pas fitores, Mit Romney kritikoi presidentin Barack Obama dhe e fajësoi atë për problemet ekonomike të vendit. Ai premtoi shfuqizimin e ligjin e presidentit Obama mbi kujdesin shëndetësor, balancimin e buxhetit, dhe se do të udhëheq vendin në një epokë të re të begatisë ekonomike.
Ish guvernatori i Massachusetts fitoi 47 për qind të votave në Florida, kurse rivali i tij, ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, mori 32 për qind të votave. Pak më shumë se një javë më parë Newt Gingrich fitoi ndaj Mit Romnit në zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut.
Debatet e suksesshme dhe reklamat politike kundër zotit Gingrich ndihmuan zotin Romney. Sondazhet e fundit kanë treguar se zoti Romney kishte epërsi dy shifrore ndaj rivalit Gingrich në Florida.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›