E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, largohen nga banesat dy vëllezër dhe një nënë

Largohen nga shtëpia tre
persona, ndërkohë që
kthehet pranë familjes një
vajzë e larguar pak ditë më
parë. Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se të larguarit,
për të cilët ka nisur puna për
gjetjen e tyre janë dy vëllezër të
mitur dhe nëna e një vajze. Sipas
të dhënave hetimore, rasti i dy
vëllezërve është shënuar te Komisariati
Nr. 3, ku babai i tyre është
paraqitur para uniformave blu
dhe ka kërkuar ndihmën e policisë
për gjetjen e tyre. Ai ka shpjeguar
se djemtë kishin dalë që mëngjesin
e së dielës dhe nuk ishin kthyer
deri në mesnatë. Ai kishte tentuar
të komunikonte me ta në telefon,
por nuk ia ka dalë mbanë. Në këto
kushte, në mesnatë është paraqi-
tur në polici, ku ka deklaruar se ka
frikë mos kanë shkuar në plazh dhe
mund t‘u ketë ndodhur ndonjë fatkeqësi.
Më tej, babai i tyre, i identifikuar
me emrin Xhevat Biba, 42
vjeç ka dhënë edhe identitetet e
fëmijëve të tij. Sipas policisë, Klaudio
dhe Albi Biba, përkatësisht 17
dhe 9 vjeç janë shpallur në kërkim
dhe po punohet për gjetjen e tyre,
me qëllim kthimin në banesë.
Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me
denoncimin e një vajze 16-vjeçare,
e cila ka kërkuar ndihmën e uniformave
blu për të gjetur nënën e
saj. Ajo është paraqitur mëngjesin
e së dielës në Komisariatin Nr. 4
dhe ka shpjeguar me detaje se
çfarë kishte ndodhur. Policia tha se
rreth orës 08:00, Rezarta Meta, 16
vjeçe, është takuar me një oficer të
policisë gjyqësore dhe ka
shpjeguar se nëna e saj, Myzejen
Meta, 46 vjeçe, ishte larguar nga
banesa. Më tej, ajo ka deklaruar se
largimi i saj është bërë që me datë
11 të këtij muaji dhe ende nuk është
kthyer. Grupi i punës i ka
kërkuar një foto për nënën dhe ka
nisur kërkimet për gjetjen e saj.
Nga ana tjetër, ditën e djeshme
është kthyer në banesë vajza e
humbur që prej disa ditësh. Bu-
rimet policore nga Komisariati Nr.
6 shpjeguan se Rrushe Allaraj është
kthyer në banesë dhe ka deklaruar
se ishte larguar me dëshirën
e saj. Tri ditë më parë, Ramadan
Allaraj, 55 vjeç, banues në fshatin
Prush, Komuna Vaqar, ka bërë
kallëzim penal për largimin e vajzës.
Allaraj ka denoncuar se largimi
i saj është bërë rreth orës 09.00
të datës 13 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›