Përplasja me thika, zbulohet autori
Plagosja e tre personave dy
ditë më parë, është kthyer
në një tragjedi, pasi
njëri prej tyre ka ndërruar
jetë në spital. Fatjon Çela, një nga
të plagosurit vdiq në orët e para të
mëngjesit të djeshëm, pasi kishte
marrë një plagë të rëndë në gjoks.
Nga ana tjetër, policia ka mundur
të identifikojë autorin e ngjarjes,
por ende jo bashkëpunëtorin e tij,
me të cilin mendohet se është larguar.
Kështu, është shpallur në
kërkim Erjon Duda, 27 vjeç, i cili
dyshohet se është personi që qëlloi
me thikë mbi viktimën dhe dy
vëllezërit, Klodian dhe Taulant Allmuça.
Gjithashtu, grupi hetimor
ka zbardhur edhe motivin e krimit
të kryer, që ka ardhur pas një konflikti
që protagonistët kishin pasur
disa ditë më parë, teksa ishin në
gjendje të dehur.
Në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria
e Policisë së Tiranës bëri të
ditur zyrtarisht se rreth orës 19.00
të ditës së diel u mor një njoftim se
ishte tentuar vrasja e tre personave.
Sipas të dhënave hetimore,
ngjarja kishte ndodhur në hyrje të
rrugës "Ali Demi", sapo kalon shkollën
"1 Maji". Shërbimet e Komisariatit
të Policisë Nr. 1, si dhe specialistët
e seksionit kundër krimeve
ndaj jetës, mbërritën menjëherë
në vendngjarje dhe u vunë
në dijeni se është tentuar të vriten
me armë të ftohtë (thikë), Fatjon
Çela, Klodian dhe Taulant Sinan
Allmuça. Menjëherë në vendngjarje
shkoi grupi hetimor i përbërë
nga specialistë kriminalistë, specialistë
të seksionit kundër krimeve
ndaj jetës dhe shëndetit, të
cilët ende po punojnë për sqarimin
e rrethanave dhe motiveve
të kësaj ndodhie të rëndë kriminale.
Nga veprimet e para hetimore
të kryera në vendin e ngjarjes,
rezultoi se tentativa e
vrasjes ndaj tre personave në
rrugën "Ali Demi", është kryer
pasi ata kanë pasur një konflikt
me një person tjetër, të ndodhur
rreth pesë ditë më parë në ambientet
e një prej lokaleve në Tiranë.
Nga ana tjetër, ditën e ngjarjes,
të plagosurit u dërguan menjëherë
në Spitalin Ushtarak në Tiranë
dhe në orët e para të mëngjesit të
ditës së djeshme, ka gjetur vdekjen
si pasojë e plagës të marrë në
pjesën e gjoksit, Fatjon Çela, 30
vjeç, me banim në Tiranë. Ndërkohë,
burimet policore shpjeguan që
ndodhen jashtë rrezikut për jetën
në Spitalin Ushtarak Tiranë, Klodian
dhe Taulant Allmuça, respektivisht
28 dhe 24 vjeç. Ndërsa
grupi i punës, në sajë të një pune
hetimore të kryer në bashkëpunim
me organin e Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u
arrit identifikimi i autorit të kësaj
ngjarjeje, i cili dyshohet të jetë Erjon
Kujtim Duda, 27 vjeç, lindur e
banues në Tiranë dhe po punohet
për kapjen e tij.
Policia zbuloi se pas këtij krimi
të ndodhur në rrugën kryesore,
autori, bashkë me një person
tjetër, ku njëri kishte veshur bluzë
të kuqe dhe pantallona xhins,
ndërsa tjetri bluzë të bardhë dhe
xhinse, janë larguar, duke shfrytëzuar
tunelin që të çon te Tregu Elektrik.
Aty kanë hyrë mes pallateve,
ku mendohet se fshihen akoma.
Madje, policia tha se ka ushtruar
kontrolle banesash te disa të
afërm të autorit, por ende nuk ka
rënë në gjurmët e tij. Tashmë, autori
i identifikuar i ngjarjes do të
akuzohet për vrasje të kryer në rrethana
të tjera cilësuese, ndërkohë
që shoku i tij për përkrahje të autorit
të krimit.
ditë më parë, është kthyer
në një tragjedi, pasi
njëri prej tyre ka ndërruar
jetë në spital. Fatjon Çela, një nga
të plagosurit vdiq në orët e para të
mëngjesit të djeshëm, pasi kishte
marrë një plagë të rëndë në gjoks.
Nga ana tjetër, policia ka mundur
të identifikojë autorin e ngjarjes,
por ende jo bashkëpunëtorin e tij,
me të cilin mendohet se është larguar.
Kështu, është shpallur në
kërkim Erjon Duda, 27 vjeç, i cili
dyshohet se është personi që qëlloi
me thikë mbi viktimën dhe dy
vëllezërit, Klodian dhe Taulant Allmuça.
Gjithashtu, grupi hetimor
ka zbardhur edhe motivin e krimit
të kryer, që ka ardhur pas një konflikti
që protagonistët kishin pasur
disa ditë më parë, teksa ishin në
gjendje të dehur.
Në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria
e Policisë së Tiranës bëri të
ditur zyrtarisht se rreth orës 19.00
të ditës së diel u mor një njoftim se
ishte tentuar vrasja e tre personave.
Sipas të dhënave hetimore,
ngjarja kishte ndodhur në hyrje të
rrugës "Ali Demi", sapo kalon shkollën
"1 Maji". Shërbimet e Komisariatit
të Policisë Nr. 1, si dhe specialistët
e seksionit kundër krimeve
ndaj jetës, mbërritën menjëherë
në vendngjarje dhe u vunë
në dijeni se është tentuar të vriten
me armë të ftohtë (thikë), Fatjon
Çela, Klodian dhe Taulant Sinan
Allmuça. Menjëherë në vendngjarje
shkoi grupi hetimor i përbërë
nga specialistë kriminalistë, specialistë
të seksionit kundër krimeve
ndaj jetës dhe shëndetit, të
cilët ende po punojnë për sqarimin
e rrethanave dhe motiveve
të kësaj ndodhie të rëndë kriminale.
Nga veprimet e para hetimore
të kryera në vendin e ngjarjes,
rezultoi se tentativa e
vrasjes ndaj tre personave në
rrugën "Ali Demi", është kryer
pasi ata kanë pasur një konflikt
me një person tjetër, të ndodhur
rreth pesë ditë më parë në ambientet
e një prej lokaleve në Tiranë.
Nga ana tjetër, ditën e ngjarjes,
të plagosurit u dërguan menjëherë
në Spitalin Ushtarak në Tiranë
dhe në orët e para të mëngjesit të
ditës së djeshme, ka gjetur vdekjen
si pasojë e plagës të marrë në
pjesën e gjoksit, Fatjon Çela, 30
vjeç, me banim në Tiranë. Ndërkohë,
burimet policore shpjeguan që
ndodhen jashtë rrezikut për jetën
në Spitalin Ushtarak Tiranë, Klodian
dhe Taulant Allmuça, respektivisht
28 dhe 24 vjeç. Ndërsa
grupi i punës, në sajë të një pune
hetimore të kryer në bashkëpunim
me organin e Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u
arrit identifikimi i autorit të kësaj
ngjarjeje, i cili dyshohet të jetë Erjon
Kujtim Duda, 27 vjeç, lindur e
banues në Tiranë dhe po punohet
për kapjen e tij.
Policia zbuloi se pas këtij krimi
të ndodhur në rrugën kryesore,
autori, bashkë me një person
tjetër, ku njëri kishte veshur bluzë
të kuqe dhe pantallona xhins,
ndërsa tjetri bluzë të bardhë dhe
xhinse, janë larguar, duke shfrytëzuar
tunelin që të çon te Tregu Elektrik.
Aty kanë hyrë mes pallateve,
ku mendohet se fshihen akoma.
Madje, policia tha se ka ushtruar
kontrolle banesash te disa të
afërm të autorit, por ende nuk ka
rënë në gjurmët e tij. Tashmë, autori
i identifikuar i ngjarjes do të
akuzohet për vrasje të kryer në rrethana
të tjera cilësuese, ndërkohë
që shoku i tij për përkrahje të autorit
të krimit.