Hetimet, 13-vjeçari vdes në rrethana misterioze
Tri viktima janë shënuar ditën e
djeshme në Tiranë për shkaqe të
ndryshme. Sipas policisë, një prej
tyre ka vdekur nga konsumimi i alkoolit,
një i mitur në kushte të pashpjegueshme,
ndërsa i fundit, pasi ka rënë nga pallati.
Sipas hetimeve të uniformave blu,
mëngjesin e djeshëm ka gjetur vdekjen
një 51-vjeçar, i cili mendohet se i është
shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Nga policia mësohet se ngjarja është
regjistruar te Komisariati Nr. 2, kur rreth
orës 08:00 është marrë njoftim se në
rrugën "Margarita Tutulani", në një lokal
ka vdekur nga pija alkoolike Ferit Kilja, 51
vjeç. Policia ka kryer veprimet procedurale
dhe trupin e pajetë e ka dërguar në
morgun e Tiranës për ekzaminime të
mëtejshme mjekoligjore. Ndërsa rasti i
dytë ka të bëjë me një 13-vjeçar, i cili ka
gjetur vdekjen në spital, në kushte të pashpjegueshme.
Sipas të dhënave policore,
rreth orës 13:00 të së dielës në spitalin
"Nënë Tereza", ka vdekur Dorian
Mëhilli, 13 vjeç. Menjëherë në vendngjarje
kanë shkuar shërbimet e Komisariatit
Nr. 4, të cilët kanë shoqëruar trupin
e pajetë në morg dhe pritet ekspertiza
për të zbuluar se nga se i është shkaktuar
vdekja. Po nga spitali, policia ka marrë
njoftim se ka ndërruar jetë personi, i
cili ra nga kati i katërt i një pallati pak ditë
më parë. Sipas të dhënave hetimore, Aleksandër
Malo vdiq në spital paraditen e
së dielës, pasi nuk mundi të mbijetojë
nga plagët e rënda.