E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Wollfarth takon Topin

TIRANË-Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ndodhet në këto momente në një takim më Presidentin Bamir Topi.

Takimi zhvillohet në kuadër të situatës parazgjedhore në vend, që pritet të jetë dhe tema e këtij takimi. Gjithsesi menjëhere pas takimit do të ketë një deklaratë për mediat të ambasadorit te OSBE, i cili dhe pak ditë me pare lëshoi apelin për pjesmarrje ne votimet e 8 Majit si dhe te votohet integriteti i kandidateve.
Nëerkaq pritet që sot OSBE te publikoje raportin e fundit parazgjedhor për procesin e 8 Majit.

Deri më tani ODIHR-i ka lëshuar dy raporte: i pari ishte ai i vlerësimit të nevojave dhe i dyti ishte raporti ndërmjetëm. Misioni vëzhgues i kryesuar nga Jonathan Stonestreet ka deklaruar tanimë se raporti paraprak për zgjedhjet e 8 Majit do të publikohet në datën 10 maj, dy ditë pas ditës së votimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›