“Gërdeci”, të tjera akuza përgjegjësve të tragjedisë
28/02/2009 Në burg u shtyhen akuzat Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit dhe Driten Minxhollit
TIRANE- Tre përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, tashmë të dënuar për “vrasje masive” u njohën dje me akuza të reja. Nga burime të organit të akuzës mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur një tjetër akuzë të re ndaj tre të dyshuarve kryesore për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec, Ylli Pinarit, ish-drejtor i MEICOS, Mihal Delijorgji, ish-administrator i ALBADEMIL si dhe Dritan Minxholit, ish-drejtorit teknik të fabrikës. Tre të akuzuarit veç vrasjes masive do të përgjigjen edhe për akuzën e shkatërrimit të pronës. Ata akuzohen si shkaktarë të shkatërrimit të dhjetëra bizneseve dhe shtëpive në Gërdec dhe fshatrat përreth. Akuza u është komunikuar tre të pandehurve në qelitë e burgut 313 ku ata tashmë gjenden të izoluar që prej 18 marsit të vitit të kaluar. Nga burimet e Prokurorisë mësohet se ndaj Ylli Pinarit është ngritur dhe akuza e shpërdorimit të detyrës. Sakaq, mbi tre të dënuarit mësohet se do të rëndojë edhe akuza e falsifikimit. Organi qendror i akuzës tashmë ndodhet në përfundim të hetimeve për tragjedinë e rëndë të 15 marsit. Në akuzë janë 28 persona, ku mes tyre është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ish-zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe rrezikojnë dënimin deri në 7 vjet heqje lirie. Tragjedia e rëndë e Gërdecit mori jetën e 26 personave të pafajshëm, ku mes tyre ndodheshin punëtorë të fabrikës së demontimit të municioneve si dhe banorë të fshatrave përreth, të cilët u gjetën në breshërinë e predhave që binin pa pushim sipër kokave të tyre.