E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 28 qershorit, ja koalicionet që garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje koalicionet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare


TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje koalicionet zgjedhore që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit. Janë katër koalicione që do të kërkojnë votën e shqiptarëve.


Partia Demokratike dhe 16 parti të tjera janë përfshirë në koalicionin, "Aleanca e Ndryshimit".


Sipas vendimit të KQZ-së, partitë e këtij koalicioni kanë depozituar një kërkesë të përbashkët, përmes së cilës kërkohet regjistrimi i koalicionit, i përbërë nga: Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Aleanca për Demokraci & Solidaritet, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia për Drejtësi & Integrim, Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Balli Kombëtar, si dhe 6 parti të tjera të regjistruara në këtë sigël.


Nga ana tjetër, opozita ka regjistruar një koalicion më kompakt, ku marrin pjesë vetëm pesë parti: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Social Demokrate, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokracia Sociale dhe Partia G99. Një tjetër koalicion i majtë është edhe ai i drejtuar nga LSI-ja.


Koalicioni "Aleanca Socialiste Për Integrim" përbëhet nga: LSI-ja, Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, PSV 91, Partia e Gjelbër, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia Toleranca e Re e Shqipërisë.


Ashtu si në kampin e majtë, edhe në krahun tjetër, krahas koalicionit të krijuar nga PD-ja, është regjistruar edhe një tjetër koalicion, po i djathtë, i drejtuar nga PDK-ja. Aleanca "Poli i Lirisë" përbëhet nga Partia Demokristiane, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Konservatore, Partia Rruga e Lirisë dhe Partia e Reformave Demokratike.


Po dje, gjatë mbledhjes së paradites, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe 124 vëzhgues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Aleanca e Ndryshimit
1. Partia Demokratike
2. Partia Republikane,
3. Partia e Agrare Ambientaliste
4. Partia Aleanca Demokratike
5. Partia Aleanca për Demokraci & Solidaritet,
6. Partia Bashkimi Liberal Demokrat,
7. Partia për Drejtësi & Integrim,
8. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare,
9. Partia Lëvizja e Legalitetit,
10. Partia Balli Kombëtar Demokrat,
11. Partia Balli Kombëtar,
12. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian,
13. Partia Demokracia e Re Europiane,
14. Partia Forca Albania,
15. Partia e të drejtave të Mohuara - e Re,
16. Partia Rruga e Vërtet Shqiptare
17. Partia Ora e Shqipërisë

Bashkimi për Ndryshim
1. Partia Socialiste e Shqipërisë,
2. Partia Social Demokrate,
3. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut,
4. Partia Demokracia Sociale
5. Partia G99



Poli i Lirisë
1. Partia Demokristiane,
2. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,
3. Partia Bashkimi Demokrat,
4. Partia Konservatore,
5. Partia Rruga e Lirisë
6. Partia e Reformave Demokratike


Aleanca Socialiste Për Integrim
1. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim,
2. Partia Lëvizja për të drejtat dhe Liritë e Njeriut
3. Partia Socialiste e Vërtet 91
4. Partia e Gjelbër
5. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›