Zgjedhjet e pjesshme, LSI mbledh kryesinë: Analizë “28 Qershorit”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje mbledhjen e kryesisë së saj me qëllim përcaktimin e kandidaturave të përfaqësimit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se prioritetet e kësaj force politike janë liberalizimi i vizave dhe integrimi i vendit në BE. “Për të përballuar këtë sfidë, kemi angazhuar dhe angazhojmë kapacitetet më të mira të LSI-së, por dhe të shoqërisë civile në qeverisjen e vendit. Sigurisht, dhe Progres-raporti i fundit i Bashkimit Evropian është njëkohësisht një referencë shumë e shëndetshme për t u adresuar me energji të gjithë atyre shqetësimeve, përparimi në të cilat do të na bëjë të mundur që të gjitha objektivat e mëparshme t i realizojmë shumë më thjesht dhe në një kohë më optimale”, - tha Meta në fjalën e tij.
Ai tha se veç angazhimit të LSI-së në qeverisjen e vendit në të gjitha nivelet, partia duhet të ecë më tej në analizën e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe njëkohësisht të përgatisë shtratin për zgjedhjet e reja të LSI-së në të gjitha nivelet gjatë fillimit të vitit të ardhshëm.
“Ne kemi shpallur kandidatin tonë për minibashkinë nr. 10 të kryeqytetit, që është një anëtar i forumeve tona tashmë, dhe ai i ardhur nga Partia Socialiste, pedagog i planifikimit dhe zhvillimit urban, Gjergji Thomai. Jam i bindur që me programin e tij, dhe me programin tonë gjatë këtij muaji, dhe me mbështetjen e komunitetit të zonës, do të ketë të gjitha mundësitë dhe për ta drejtuar këtë zonë pas 15 nëntorit”, - tha Meta.
Ai pohoi se në bazë të vendimmarrjes së strukturave të partisë do të vazhdohet edhe më tej me përcaktimin e kandidatëve të tjerë.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009