Zgjedhjet e pjesshme, pjesëmarrja e ulët

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në minibashkinë numër 10 në kryeqytet është e vogël. Sipas informacioneve deri më tani kanë votuar 13 përqind e zgjedhësve në këtë minibashki. Kështu nga 22 mijë e 300 zgjedhës të regjistruar në këtë minibashki deri më tani kanë votuar vetëm 2600 persona. Ndërkohë deri më tani nuk ka pasur asnjë incident në këtë minibashki. Në garë për postin e kreut të minibashkisë janë kandidati i LSI Gjergj Thomai dhe ai i
Ndërkohë në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel ku në garë janë kandidati i PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci i LSI-së deri më orën 15:00 kanë votuar 35 përqind e zgjedhësve.
Në Fushë Arrëz janë hapur 6 qendra votimi. Kandidatët në garë janë Alfred Cafaj i PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së. Deri në tani kanë votuar 20 përqind e zgjedhësve.
Në Berat votohet në komunën Otllak. Kandidatët janë Muhamet Hoxha i PD-së ,Nasif Naso i LSI-së dhe pjesëmarrja deri më tani është 25 përqind.
Në komunën e Fierzës, kandidatë janë Gjelosh Pepkolaj, i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së dhe pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 45 përqind e zgjedhësve.