E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në protestë, PS: Policia po keqpërdoret

Partia Socialiste ka reaguar pas incidentit që ndodhi gjatë protestës së krerëvë vendore me policinë mesditën e sotme. Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj tha se Policia e Shtetit u keqpërdor. "Në emër të Partisë Socialiste shpreh indinjatën e njëkohësisht keqardhjen për keqpërdorimin e Policisë së Shtetit në tubimin e bashkive e komunave ku qeverisin të zgjedhurit socialistë e progresisë", tha ajo. Sipas Imerajt Vendosja e tre rreshtave me policë në shkallët e kryeministrisë dhe këmbëngulja e drejtuesve të policisë si edhe qëndrimi i uniformave në kurriz të kryebashkiakëve e kryekomunarëve opozitarë, ishin shprehje të padenja për Policinë e Shtetit. Zëdhënësja e PS-së tha se sjella e Policisë së Shtetit u frymëzuar nga pushteti i Sali Berishës, që po humbet përditë fillin e arsyes.
Krerët vendorë zhvilluan sot një protestë para Kryeministrisë pasi sipas tyre qeveria po i cënon autonominë.
Ndërkohë gjatë kësaj protesta ka pasur edhe një incident mes protestuesve dhe policisë e cila ndodhej para Kryeministrisë. Arsyeja është kerkesa që kreu i bashkisë së Tiranës i ka drejtuar drejtorit të policisë Tonin Vocajt për largimin e policëve nga kryeministria dhe vendosjen e foltorës. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga drejtuesi i policisë së kryeqytetit i cili ka pohuar se po zbaton ligjin. Më pas protestuesit kanë marrë foltoren dhe e kanë vendosur me forcë duke shtyrë gardhin me policë në afërsi të shkallëve të policisë. Për të mos krijuar panik policët nuk kanë ndërhyrë duke lejuar vazhdimin e protestës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›