E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale ecuria e votimit ne komuna

36 mijë votues votojnë në 102 qendra votimi në 10 komunat ku procesi zgjedhor po ripërsëritet. Qytetaret votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 10 njësive vendore në rang vendi, në tri prej të cilave votohet për herë të parë, ndërsa në 7 të tjera është shpallur pavlefshmëria. Sakaq, procesi i votimit ka nisur rregullisht në komunën Papër të rrethit të Elbasanit.

Zgjedhjet këtu konsistojnë vetëm për kandidatët për kryetar komune, pasi ato për këshillin e komunës kanë përfunduar në raundin e parë të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Deri në orën 10 të paradites, mësohet se në të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune, nuk kanë votuar më tepër se 200 votues nga afro 7 mijë të tillë. Procesi i votimit ka nisur edhe në komunën Pishaj të rrethit të Gramshit, në të cilën nuk janë zhvilluar zgjedhje për të njëjtat parregullsi në fletët e votimit.

Ndërkohë deri në orën 11:00 nuk kishte nisur votimi në qendrat e votimit të ngritura në komunën Shalë të Shkodrës. Nga KZAZ 42 në Shkodër, nuk janë dorëzuar ende materialet zgjedhore pasi komisionerët nuk kishin plotësuar kriteret, ndërsa në komunën Shllak procesi i votimit ka nisur rregullisht në orën 8.

Në Korçë, në komunën Mollas dhe në komunën Armen të Vlorës, procesi i votimit ecën normalisht por pjesëmarja është e ulët, ndërsa nuk raportohen probleme.  Ndryshe paraqitet situata në Finiq të Sarandës, ku vihet re ardhja e shumë emigrantëve nga Greqia për të votuar.

Jul Kasapi
Azhornuar së fundi ( e diel , 31 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›