E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora e kripur cmime te larta fitime per gjithe vitin

Për të pushuar në bregdetin shqiptar kushton njësoj si në plazhet e Greqisë apo Italisë. Nga njëra anë janë pushuesit që i kanë deri në të papërballueshme çmimet e hoteleve dhe restoranteve dhe nga ana tjetrër janë administratorët e tyre të cilët përpiqen që me punën e tre muajve të sezonit turistik të sigurojnë shpenzimet e një viti. Çmimi i një nate akomodim në hotelet e Vlorës varion nga 30 deri në 80 euro, ndërsa cmimi i ushqimit nuk ka ndryshuar shumë me një vit më parë.

“Unë vij për herë të parë këtu në Vlorë, isha në Durrës. Këtë vit erdha këtu. Çmimet janë më të larta. Me dhomë dhe me ushqim bashkë me bashkëshortin, shpenzoj 50-60 euro”-thotë një pushuese.

“Unë kam ardhur nga Amerika. Çmimet janë njëlloj si në Amerikë. E shikoj që kudo që të vete, është njëlloj si atje, qoftë në ushqime”-thotë një tjetër.

Edhe pse duke pushuar me çmime të majme, pushuesit në bregdetin e Vlorës duhet të përballen me trafikun tejet të rënduar të zonës së plazhit, me ndotjen e detit si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza si dhe me erën e rëndë të mbeturinave që digjen në vazhdimësi në fushën e grumbullimit të tyre.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›