Riparohen shkollat ne Lezhe nxenesit jane shkak i demtimeve

Drejtoria e Shërbimeve publike në Lezhë ka filluar ndërhyrjen në shkollat publike për restaurimin e tyre. Dëmtimet e konstatuara janë mjaft të mëdha dhe kryesisht të shkaktuara nga vetë nxënësit. Nevojë për ndërhyrje ka në dyert e dritaret e thyera të ndërtesave në lyerjen e mureve të shkruara masivisht si dhe në sistemin e kanalizimeve. Po ashtu do të ndërhyhet edhe në ndërtesën e konviktit.
“Jo vetëm fasada, dmth në pjesën e jashtme të objektit por edhe në klasa vihet re një mosrespektim apo mosndërgjegjësim i vetë nxënësve për mosmbajtjen e tyre. Vetë mësuesit e këtyre shkollave të punojnë më shumë për sensibilizimin dhe edukimin e nxënësve në mënyrë që dëmtite të kësaj natyre të jenë sa më të pakta”-tha Nikolin Prendi, Drejtori i DSHP-së, Bashkia Lezhë.
Për riparimin e bazës materiale të shkollave janë akorduar 30 milion lekë dhe rikonstruksioni do të përfundojë dy javë para 12 shtatorit kur edhe pritet të fillojë viti i ri shkollor.
Lindita Kokaj