U refuzohet Shengeni mbi 1 mije shqiptare kthehen mbrapsh

Lëvizja e lirë në zonën Shengen jo për të gjithë ka qenë e prekshme. Mbi 1 mijë shtetasve shqiptarë të nisur nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas, edhe pse kanë kaluar në mënyrë të rregullt, në pikat e kontrollit kufitar u është refuzuar hyrja në vendet e zonës Shengen. Shefi i pikës së kalimit kufitar në Rinas, kryekomisar Gëzim Prebibaj, në një intervistë për “AS”, sqaron se arsyet kryesore të refuzimit kanë të bëjnë me mungesën e plotësimit të kritereve të hyrjes dhe qëndrimit, por edhe për shkak se me vendim të autoriteteve të këtyre vendeve, këta shtetas mund të jenë të padëshiruar.
“Shifra luhatet në 1233 shtetas shqiptarë të kthyer gjatë kësaj periudhe. Kjo nuk do të thotë se janë shtetas shqiptarë që kanë shkuar pas 15 dhjetorit të vitit të kaluar. Këta mund të jenë shtetas shqiptarë që kanë kohë që kanë kohë që kanë qenë në hapësirën e vendeve të komunitetit europian”- tha Prebibaj.
Për shkak se vendi ynë nuk është pjese e Shengenit, autoritetet kufitare nuk kanë akses në databazën për personat e padëshiruar ose të cileve u ndaluar hyrja për një periudhë të caktuar. Kjo do t’i krijonte mundësi të pengonte lëvizjen e tyre drejt hapësirës së BE-së.
Por edhe kontrolloret në Rinas kanë penguar hyrjen në territorin tonë të mbi 58 personave, kryesisht shtetas turq, për shkak të mosplotësimit të kritereve të hyrjes, por edhe për shkak të dyshimeve se ata mund të përdornin territorin tonë për të kaluar tranzit në shtete të tjera.
Denada Shkodrani