Dhunohen te miturit shtohen rastet ulen procedimet

Mjaft fakte provojnë se në shoqërinë shqiptare të ditëve tona fëmijët jo rrallë u nënshtrohen formave të ndryshme të dhunës, madje edhe abuzimeve seksuale. Organizata e OKB-së për fëmijët publikoi një raport që tregon se 1 në 2 fëmijë shqiptarë pranojnë dhunën në familje, ndersa statistikat per marredheniet seksuale me dhune flasin per shifra alarmante.
Në raportin e saj më të fundit UNICEF thotë se 13.4% e fëmijëve shqiptarë kanë menduar të vetëvriten, ndërsa 27% e tyre pranojnë plaget nga dhuna. Dhunë pas dyerve të mbyllura. Dhunë prej atyre që fëmija i do dhe u beson më shumë. Prindërit, familjarët, mësuesit apo shokët vazhdojnë të influencojnë ne boten e tyre. UNICEF, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit ne vitin 2008 prezantuan nje studim per dokumentimin e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë. Rezultatet ishin tronditëse dhe që nga ajo kohe ende nuk ka një raport pasardhës.
Një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Një në tre nxënës pranon se është dhunuar në shkollë. E sikur mos të mjaftonte kjo, këtu hyjnë dhe krimet seksuale. Vetem pergjate viteve 1993-1994 krimi i marrëdhënies seksuale me dhunë me të miturit nga 14-18 vjeç mori përmasa të konsiderueshme.
Praktika gjyqësore tregon se dënimet e dhëna fillimisht kanë qenë tepër te uleta dhe vetëm kur përmasat e këtij krimi u bënë shqetësuese për shoqërinë, ligjvënësi rriti në mënyrë të ndjeshme masën e dënimit, sidomos dhe me ndryshimet e Kodit te ri Penal ne vitin 2001.
Por krahas ndryshimeve në ligj,shifrat vazhdojne të jenë alarmante. Ne raportin e Prokurorisë se Përgjithshme të dërguar kuvendit për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2010, vepra e marrëdhenieve seksuale me të mitur thuajse nuk dërgohet në gjykatë. Sipas organit të akuzës rezulton se në vitin 2010 ka një ulje të numrit të procedimeve të regjistruara ndërsa ka një ulje prej 16% të procedimeve të dërguara për gjykim.
Po sipas këtij raporti të prokurorisë vihet re një rritje e të pandehurve të rregjistruar për këto vepra, por një ulje e tyre dërguar gjyqit, në të njëjtën kohë ulje të të pandehurve të dënuar nga gjykata. Shkak për këtë mosdërgim të çështjeve në gjykatë vazhdon të mbizotërojë frika e dëshmise e të miturve, por edhe zgjidhja e tyre ne rruge jo ligjore ndërsa mjaft abuzues përfitojne nga kjo.
Jul Kasapi