E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja nuk parandalohej Nishani Konomi nuk beri denoncim

Policia nuk mund të parandalonte vrasjen e gjyqtarit Konomi në Vlorë, pasi ky i fundit nuk kishte sinjalizuar këtë strukturë për konfliktet ose ndonjë kërcënmim të mundshëm. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili pas shpërthimit që i mori jetën Skerdilajd Konomi vendos krimin e organizuar, deklaroi para deputetëve të komisionit të sigurisë se tashmë fjalën do ta ka kete organi i akuzës.

"Jam i bindur që ka qenë një krim i organizuar, për faktin se mjeti me të cilin udhëtonte i ndjeri atë ditë ka qenë mjet që nuk përdorej nga ai në mënyrë frekuente. Prokuroria me atë informacion që kemi ne, ka vënë në dispozicion hetuesit më të mirë që ajo ka, por policia e shtetit nuk ka pasur asnjë informacion të mëparshëm apo ndonjë shqetësim të shprehur nga i ndjeri, pavarësisht fakteve dhe provave të shumta që po dalin ditë pas dite apo problematikës, dinamikës së kësaj ngjarjeje që natyrisht nuk ka qenë e çastit"-tha Nishani.

Për rreth 3 orë shefi i dikasterit të brendshëm u përball me pyetjet e deputetëve të majtë të cilët gjitashtu akuzuan për rritje të kriminalitetit në vend dhe manipulim me shifrat e luftës kundër krimit të organizuar.

I pyetur mbi zbardhjen e vrasjeve të deputetit të Roskovecit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit të Tërthorës në Kukës, Remzi Veseli, Nishani i ka quajtur këto vrasje jo politike. Ai gjithashtu ka përgënjeshtruar zërat nga Partia Socialiste, se po përgatit largimin e drejtorit të përgjithshem të policisë së shtetit Hysni Burgaj si dhe abuzimin  me tenderin e veshjeve uniformave blu.

"Ju siguroj që nuk ka asnjë diskutim apo mendim për të larguar zotin Burgaj nga drejtimi i policisë së shtetit, sepse ai po kryen në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e tij si drejtor i policisë së shtetit"-theksoi Nishani.

Zbulimet e Wikileaks dominuan pothuajse të gjithë seancën dëgjimore me ministrin e brendshëm i cili i quajti akuza të pabaza dhe me sfond politik ato në adresë të zv drejtorit të policisë Agron Kuliçajt.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›