Ndarja administrative Poni U pengua nga perplasjet politike

Mungesa e konsensusit në Parlament ka penguar edhe miratimin e ligjit për ndarjen administrative, i cili parashikon të kthej komunat në bashki. Zv/ministri i brendshëm, Ferdinand Poni në një takim me 135 kryekomunarët e rinj të vendit, bëri me dije se disa komuna janë kthyer në qëndra të vërteta urbane por për mungesë votash në parlament, ato nuk kanë mundur dot të kthehen në bashki.
"Ka mjaft komuna të Shqipërisë që janë kthyer, më falni për këtë, në qendra të vërteta urbane, por ne nuk i kemi kthyer akoma për shkak të 3/5 të famshme në qytete", tha Ferdinand Poni, zv/ministër i Brendshëm.
Decentralizimi ishte një tjetër çështje për të cilën u disktua në takimin me kryekomunarët e rinj. Nga 308 komuna në rang vendi, në zgjedhjet e 8 majit, 135 prej tyre u fituan nga kandidatë të cilët konkuruan për herë të parë.
Erjon Ajazi