Zgjedhjet në Kashar, komisionerët ndryshohen në çastet e fundit
Për sa i përket procesit zgjedhor në Kashar, mbetet problematike dhe ngritja e grupeve të numërimit, pasi subjektet politike deri në mesditën e së shtunës, ende nuk kishin depozituar pranë KZQV Kashar, propozimet e tyre. Në tejkalim të afatit ligjor dhe për këtë proces, KQZ iu ka kërkuar të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve të paraqesin urgjentisht propozimet e tyre, në mënyrë që stafi i KQZ, t’i trajnojë në kohën e duhur.
Ditën e diel, 27 korrik, në Kashar rreth 13 500 zgjedhës do të votojnë për kryetarin e kësaj komune, në 18 qendra votimi në të gjithë zonën.
Kryetari zgjedhor, që në shkurt të vitit të shkuar ndodhet në burg, i akuzuar për abuzime me pronat. Të njëjtin fat ka edhe paraardhësi i tij. Të dy i përkasin krahëve të ndryshëm politikë, por kanë rënë në rrjetën e korrupsionit, të akuzuar për abuzime me pronat.