Pasardhësi i Skelës luan te Ravena
Mesfushori i ri shqiptar, Brian Filipi, po shkëlqen te skuadra e Ravenës, e cila militon në Serinë B. Ai ka tërhequr vëmendjen e shtypit italian, që e krahason 19-vjeçarin me fantazistin e përfaqësueses shqiptare, Ervin Skela.
E përditshmja italiane “La Voce”, shkruan se “për të riun Filipi, sezoni i ri premton shumë”. Mesfushori i talentuar, së bashku edhe me futbollistin tjetër Xherbino Polo, ishin edhe autorët e dy golave të parë të Ravenës për këtë sezon, në një ndeshje të zhvilluar para disa ditësh. Filipi realizoi gol në minutën e 11-të dhe shkëlqeu në ndeshjen miqësore. “Shqiptari Filipi, prodhim i shkollës së të rinjve të Miljaços, është lojtari që tekniku i ri i Ravenës ka grumbulluar në grupin e 28 lojtarëve të thirrur në grumbullimin e përgatitor në Riolo Terme”, shkruan “La Voce”. Ndërkohë, specialistët e kombëtareve shqiptare të moshave nuk u ka shpëtuar pa rënë në sy progresi i Brian Filipit, i thirrur fillimisht me ekipin U-19 e më pas me atë, U-21. “Pritet të debutojë me kombëtaren U-21 Greqisë, më 20 gusht, në një takim të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2009. Është e panevojshme të tregoj emocionet që ndjej për të përfaqësuar vendin tim, dhe duke ditur se çfarë vëmendje do të ketë, do të shërbejë si një stimul për të bërë më të mirën time”, ka thënë Filipi për gazetën italiane.