UNMIK njofton nisjen e bartjes së kompetencave drejt EULEX
UNMIK ka njoftuar se po përgatitet për kalimin gradual të kompetencave tek EULEX. Funksionalizimi i EULEX varet nga dinamika e ristrukturimit të UNMIK-ut.
Parashikohet që ristrukturimi do përfundojë deri më 15 tetor. Nga administrata e OKB-së në Kosovë vijnë sinjale se procesi i ristrukturimit të UNMIK-ut, rrjedhimisht bartja e kompetencave te EULEX-i, do të ndodhë shpejt, edhe pse në terren gjërat nuk duken të kenë lëvizur. Në takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit, nga shumë vende anëtare u theksua nevoja që ky proces të shpejtohet. Ndërkohë, Rusia vazhdon të shfaqë kundërshtimin e saj për procesin e rikonfigurimit, duke e vlerësuar njëkohësisht misionin EULEX si ilegal, pasi nuk ka marrë bekimin e Këshillit të Sigurimit. sipas zyrtarëve rusë, që EULEX të hyjë në fuqi, duhet që më parë të miratohet nj rezolutë e re për Kosovën dhe forcat mbikëqyrëse në të, pasi Rezoluta 1244 lejon UNMIK ta bëjë këtë detyrë. Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Vladimir Titov tha se Rusia do të ishte e gatshme për të bashkëpunuar me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, por vetëm si pjesë të UNMIK-ut, si dhe me pajtimin e Beogradit dhe lejen e Këshillit të Sigurimit. Por Kosova po funksionon me strukturat e saj, duke i lënë edhe UNMIK-ut më pak kompetenca, që pas miratimit të Kushtetutës së shtetit të ri të mbështetur fuqishëm nga SHBA dhe mbi 40 vende të tjera në botë. Qeveria e Kosovës është në përgatitje e sipër për rivendosjen e kontrollit të plotë edhe në dy pikat kufitare me Serbinë, të cilat u dogjën nga protestuesit serbë më 19 shkurt të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi. Sipas tij, version i parë mbetet mbyllja e këtyre pikave doganore për qarkullimin e mallrave, ndërsa versioni i dytë është që këto pika të funksionojnë më mënyrë të pjesshme, pasi gjatë kësaj periudhe buxheti i Kosovës ka humbur rreth 8 milionë euro.