E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat në Turqi, 16 njerëz humbën jetën, 150 u plagosën

Rreth gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën, gjatë dy shpërthimeve të njëpasnjëshme të bombave, një natë më parë në Stamboll. 

Dy shpërthimet ndodhën në një interval prej rreth 10 minutash në zonën Gjunguren të Stambollit, që ndodhet në pjesën evropiane të kryeqytetit turk. Shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 21:45 me orën lokale. Pas dhjetë minutave ka shpërthyer një bombë e fuqishme e vendosur në një kosh për mbeturina në rreth 40 kilometra nga vendi, ku ka shpërthyer bomba e parë. Autoritetet turke i karakterizojnë incidentet si sulme terroriste. Policia dyshon në Partinë Punëtore Kurde. Kryeministri turk, Taip Erdogan, i ka bërë thirrje vendit që të ruajë unitetin. “Ka 35 vjet që Turqia kundërshton terrorin, nuk mund të bëhet politikë përpara viktimave dhe gjakut”, tha Erdogan, i cili tashmë po përballet edhe me rrezikun e eliminimit të partisë së tij nga lista e partive legale në Turqi. Gjykata Kushtetuese e Turqisë duhet të fillojë me marrjen e vendimit për kërkesën e Prokurorisë për ndalim të partisë islamike qeveritare “Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit”, për shkak të rrezikut të karakterit sekular të shtetit. Gjykatësit me dyer të mbyllura do të miratojnë vendim nëse do të ndalohet partia, që do të mund të thotë se presidenti Abdulla Gjyl, kryeministri Rexhep Taip Erdogan edhe 69 funksionarë udhëheqës të partisë në pesë vitet e ardhshme nuk do të mund të merren me politikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›