“Fiton” bojkoti i PS-së, 20 për qind në votime
Autori i Lajmit: Redaksia
Pjesmarrja nuk ka mundur të kalojë shifrën e 20%. Zgjedhjet për 5 njësitë vendore, votimi i qetë, pjesëmarrje e ulët. Sipas zëdhënësit të KQZ, Leonard Olli, pjesmarrja e vogël është e kuptueshme për shkak të numrit të vogël të subjekteve politike që garojnë në këto njësi vendore.
Kjo është ajo çfarë u raportua deri mbrëmë vonë nga qendrat e votimit për zgjedhjet në 5 njësitë vendore, në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat, bashkinë Fushë Arrëz dhe komunën Fierzë. Thuajse në të gjitha këto njësi të pushtetit lokal, përballen kandidatët e Partisë Demokratike me ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dy forca politike që aktualisht qeverisin vendin në koalicion parlamentar. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Olli qendrat e votimit për zgjedhjet e pjesshme janë hapur në orën 07:00 dhe deri tani nuk është shënuar asnjë incident. "Nuk ka pasur shqetësim deri tani për shkak se njësitë vendore kanë qenë të pakta. Edhe për shkak të përgatitjes së KQZ-së",- tha ai. Sipas tij, janë shpërndarë të gjithë punonjësit si dhe specialistë të KQZ-së që ndjekim hap pas hapi këtë proces zgjedhor. "Presim që ora 10:00-13:00 të jetë koha kur do jetë fluksi në votime. Pasdite mund të kemi një numër të përafërt të pjesëmarrjes", tha Olli dje paradite, por nuk ndodhi kështu. Në këto zgjedhje u përballen në një garë formale kandidatët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti të cilat bashkëqeverisin vendin falë krijimit të koalicionit qeveritar paszgjedhor. Ndërsa partia më e madhe opozitare në vend, Partia Socialiste, nuk mori pjesë në këto zgjedhje, duke i bojkotuar ato me justifikimin se ato janë thjesht vazhdim i zgjedhjeve të 28 Qershorit, për të cilat ajo vazhdon të protestojë dhe bojkotojë Kuvendin duke kërkuar hapjen e kutive për të bërë transparencën. Partia tjetër opozitare, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mori pjesë në zgjedhje, por vetëm me anëtarë komisionesh, por pa kandidatura për kryetar komunash dhe bashkish.
Mbyllja e qendrave të votimit
Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 18:00 konform orarit zyrtar , ndërkohë që të gjithë njerezit që prisnin për të hedhur votën nuk janë kthyer pas.
Vetëm në njësinë 10 në Tiranë procesi është mbyllur disa minuta më vonë për shkak se në disa qendra ka patur votues në radhë. Sipas të dhënave paraprake rezulton se pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Klos ku kanë votuar rreth 50% e zgjedhësve, ndërsa në Fierzë e Fushë Arrëz kanë hedhur votën 40% e votuesve. Në komunën Otllak të Beratit, pjesemarrja nuk ka kaluar më shumë se 30%, dhe në njësinë 10 kanë votuar 20% e zgjedhësve të thirrur në votim.
Pjesmarrja sipas selisë blu
Sipas të dhënave nga Partia Demokratike , në zgjedhje morën pjesë 13 mijë e 419 votues në 5 njësitë vendore në të cilat u votua që prej orës 7:00 të mëngjesit të së dielës.
Konkretisht në njësinë numër 10 në Tiranë kanë votuar 4315 votues, në komunën Otllak 3166 votues, në bashkinë Klos kanë hedhur votën 3580 zgjedhës, në Fushë Arrëz 1380 votues dhe në komunën Fierzë morën pjesë 973 votues.
Partia Demokratike ka përshëndetur pjesmarrësit në zgjedhje duke i krahasuar këto shifra me zgjedhjet e vitit 2007 duke e konsideruar këtë pjesmarrje si të kënaqshme.
“Qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigjen më të mirë, Edi Bojkotit dhe thirrjeve të tij” deklaroi zëdhënësja e PD-së.
Olli: Rezultati zyrtar, sot përpara mesditës
Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deklaroi mbrëmë se procesi i votimit në 5 njësitë vendore ka qenë i qetë dhe pa asnjë incident. Ndërkaq zëdhënësi i KQZ-së ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave pritet të nisë rreth orës 22:00, pasi të ketë mbërritur edhe kutia e fundit nga qendrat e votimit. Olli theksoi se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të pjesshme do të bëhet publik ditën e nesërme përpara mesditës.
Kandidatët që konkurojnë
Minibashkia nr.10 Tiranë
Blendi Fuga, PD- Gjergji Thomai,LSI
Komuna Otllak Berat
Muharrem Hoxha, PD- Nasi Gjoka, LSI- Hektor Beqollari, PPR
Bashkia Klos, Burrel
Ramazan Mjeshtri, PD- Xhevdet Reçi, LSI
Bashkia Fushë-Arrëz
Alfred Qafa, PD- Dedë Gjergji, LSI
Komuna Fierzë
Gjelosh Pepkolaj, PD- Mehmet Ponari, LSI
Ky lajm është publikuar: 16/11/2009