E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, 800 pjestarë të policisë

800 zyrtarë policorë janë angazhuar për mbarëvajtjen e  procesit zgjedhor në Prizren dhe Lipjan gjatë ditës së sotme.Kështu bënë të ditur Drejtori për planifikim dhe zhvillim në Policinë e Kosovës, Granit Fetahu duke shtuar se për këtë qëllim Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka hartuar një plan operativ të sigurisë, për të garantuar procesin  zgjedhor,në Prizren dhe Lipjan.

Me këtë rast Fetahu tha se fletëvotimet kanë arritur në Kosovë dhe janë
duke u ruajtur nga policia e Kosovës dhe nuk është shënuar asnjë icident
si gjatë këtij procesi ashtu edhe gjatë pesë ditëve të kaluara të
fushatës zgjedhore. Ndërsa kryetari ekzekutiv i Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve të Kosovës, Xhemail Peqani saktësoi se fletëvotimet që do të
përdoren për votimet e sotme janë shtypur në Slloveni dhe për sigurinë e
tyre është kujdesur Policia e Kosovës.

Materiali që quhet sensitive ka filluar të shpërndahet në në orën 5-së
të ditës së sotme.Rivotimi në Prizren dhe Lipjan, i treti brenda tre
muajve u vendos për shkak të parregullsive që ndodhën në dy raundet e
kaluara të zgjedhjeve. Në 86 qendra votimi e 269 vendvotime, 185 mijë e
933 qytetarë me të drejtë vote pritet të votojnë sot, nën monitorimin e
2.811 vëzhguesve.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›