E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Presim më shumë nga Karzai

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se presin nga presidenti afgan Hamid Karzai që të "veprojë më mirë".
Sipas Klintonit, Uashingtoni pret që Karzai të krijojë gjykatën për krime të posaçme dhe komisionin kundër korrupsionit në Afganistan.
"Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, ne kërkojmë të shohim prova të qarta të qeverisjes dhe drejtuesit të jenë më të përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve", tha Sekretarja amerikane e Shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›