E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Maqedoni, kreu i KSHZ: Demokratike

MAQEDONI – Zgjedhje te lira e demokratike. Keshtu u shpreh dje nenkryetari i Komisionit Shteteror Zgjedhor ne Maqedoni, Subhi Jakupi per zgjedhjet e zhvilluara diten e djeshme. Sipas tij, pavaresisht disa sinjaleve per parregullsi, KSHZ-ja ka ndermarre te gjitha masat qe ato te eliminohen ne nje afat te shkurter kohor dhe procesi te rrjedhe me rregull dhe pa probleme. “Si KSHZ, gjate tere dites kemi qene ne terren dhe nga informacionet qe na kane arritur, mund te konstatoj se procesi zgjedhor ne tere territorin e Maqedonise eshte duke ecur mire, pa ndonje incident te theksuar ose implikime te cilat nuk jane ne harmoni me proceduren e realizimit te zgjedhjeve”, - u shpreh Jakupi. Sipas tij, ne pergjithesi qytetaret e Maqedonise kane pasur mundesi te votojne ne menyre te lire dhe te qete dhe lirisht te japin voten per ate qe mendojne se duhet besuar. Po sipas te dhenave te KSHZ-se, pjesemarrja e votuesve deri dje pasdite ne oren 17:00 ne nivel republikan, arrin 46.75 per qind, qe krahasuar me raundin e pare te mbajtur para dy javesh, eshte per rreth 11 per qind me e ulet. Nderkohe qe organizatat joqeveritare, qe jane duke ndjekur raundin e dyte te zgjedhjeve vendore, te cilat mbahen ne 29 komuna te vendit dhe ne qytetin e Shkupit, si njesi e vecante administrative, kane bere te ditur per nje varg parregullsish te regjistruara nga monitoruesit e tyre ne terren. “Monitoruesit tone ne terren regjistrojne nje atmosfere tejet te tensionuar te procesit te votimit. Me e tensionuar eshte situata eshte ne Kocan, ku ka nje prani te theksuar te policise, posacerisht pas arrestimeve te mbremshme te anetareve te nje partie politike”, - shprehen vezhguesit. Duke dhene detaje, vezhguesit shtojne se ne Resnje jane verejtur vetura me targa te Shqiperise, per te cilat supozohet se mbajne votues nga Shqiperia. “Monitoruesit tone kane regjistruar edhe shkelje te heshtjes zgjedhore me shperndarjen e afisheve ne interes te nje partie politike, gjegjesisht kandidati, pastaj mosperdorim te UV llambes, votim pa dokumente adekuate, votim grupor, agjitim prane kutive te votimit etj”, - u shpreh Xhabir Deralla, drejtues i organizates joqeveritare CIVIL - Qendra per liri, e cila ndjek procesin zgjedhor. Nderkohe qe edhe shefi i misionit OSBE/ODIHR, Gert Arens, morri disa informacione se ne terren ka parregullsi gjate procesit te votimit personalisht ka vizituar disa qendra votimi. “Kemi marre disa paralajmerime se disa ceshtje nuk do te jene ne rregull, prandaj kemi vendosur te shohim per se afermi, nese zgjedhjet zhvillohen sipas standardeve te OSBE/ODIHR-it”, - u shpreh Arens.

“Zgjedhjet, te qeta dhe korrekte”

Zedhenesi i policise maqedonase, Ivo Kotevski, vleresoi dje se procesi zgjedhor kaloi me qetesi dhe ne atmosfere korrekte e demokratike, duke shtuar se gjate dites jane regjistruar disa shkelje te vogla, por pa ndonje incident me serioz, duke apostrofuar qytetin e Strumices, Kocanit dhe ate te Struges. “Dita zgjedhore po kalon qete, ne atmosfere korrekte dhe demokratike. Deri ne ora 14:00 nuk eshte regjistruar asnje incident me serioz, dhe deri te ne nuk kane arritur informacione per prishje me te madhe te procesit zgjedhor. Votimi po zhvillohet pa probleme ne mbi 1600 vendvotimet”, - u shpreh ai. Sipas Kotevskit, vetem ne disa vendvotime per shkak te disa problemeve te vogla erdhi deri te nderprerja e votimit, i cili me vone ka vazhduar. Duke komentuar te shtenat me arme zjarri ne Strumice, Kotevski tha se sipas njohurive qe ka dikasteri i policise, ky rast nuk ka lidhshmeri me procesin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›