Qendrimi ndaj Kosoves, Pack: E ardhmja e Serbise ne rrezik
Keqardhje qe veshtiresite mes Kosoves dhe Serbise nuk moren fund nga raundet e bisedimeve ne Bruksel. Keshtu u shpreh dje, eurodeputetja Doris Pack, pas vendimit te qeverise serbe per refuzimin e marreveshjes per normalizimin e marredhenieve me Kosoven. Ajo ka shtuar se askush nuk i ka kerkuar Beogradit ta njoh Kosoven, por i kane kerkuar te ndihmoje te permiresoje jeten e serbeve qe jetojne ne Kosove. “Nuk e besoj se do te ndodhe dicka se shpejti, meqe tash eshte refuzuar marreveshja. Serbia nuk do te marre daten e negociatave, por mendoj se as Kosova nuk do te jete ne gjendje te ece perpara”, - u shpreh dje Pack, sipas se ciles, i takon qeverise serbe te mendoje dhe rimendoje hapat qe ndermerr, sepse ne pyetje eshte e ardhmja e tyre. Sipas saj, Serbet e dine si do te dukej e ardhmja e tyre, por ata nuk e duan ate te ardhme, ketu eshte problemi. Duke komentuar edhe ne lidhje me marreveshjet e deritashme qe jane arritur ne dialogun teknik ndermjet dy vendeve dhe nese ka rrezik per keto marreveshja, Pack tha se nuk beson ne deshtimin e tyre dhe se Kosova duhet te vazhdoje te permbushe detyrimet qe ka ne kete rrafsh. “Kosova nuk ka refuzuar gje, pse do te duhej Kosova te fajesohej”, - u shpreh ajo per Radion Evropa e Lire, duke thene se shpreson ne arritjen e nje marreveshjeje megjithate, por se nuk eshte e sigurt se kur mund te ndodhe kjo. Ndryshe, qeveria e Serbise ka vendosur unanimisht te mos e nenshkruaje marreveshjen per normalizimin e marredhenieve me Kosoven, e cila eshte ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria serbe kerkon nga BE-ja vazhdimin e bisedimeve me Prishtinen. Arsyetimi qe eshte thene ka te beje me, sic thuhet, mos-garantimin e sigurise dhe te drejtave te njeriut per komunitetin serb ne Kosove. Nenkryetari i pare i qeverise serbe, Aleksandar Vucic, duke analizuar pasojat e mundshme te vendimit te sotem, e ka permendur pikerisht zonjen Pack, duke shprehur bindjen se ajo do te jete nje prej atyre personaliteteve qe do te kritikoje vendimin e Serbise. Pak kohe me pare, qeveria e Serbise vendosi te mos e nenshkruaje marreveshjen per normalizimin e marredhenieve me Kosoven.