Zgjedhjet në PS në rrethe, situatë e qetë dhe pa probleme
Rreth 82 300 anëtarë të Partisë Socialiste janë thirrur të shtunën që të votojnë në bazë të parimit " një anëtar një votë" për të zgjedhur mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit kryetarin e ri të selisë rozë.
Që në orën 08:00 të mëngjesit në të gjithë vendin janë hapur 400 qendra votimi të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 16:00.
Procesi ka nisur normalisht në qarkun e Durrësit, ku 2800 anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë në 12 qendra votimi,
Qendrat e votimit janë vendosur në katër bashki të ndryshme, në atë të Durrësit, në Shijak, Manëz dhe Krujë.
Nga ana e komisionereve mësojmë se gjithçka po shkon normalisht dhe se çdo informacion dhe rezultat do të transmetohet në kohë reale nga qendrat e votimit. Zgjedhjet për kryetar partie të PS-ës, po ndiqen nga afër nga vëzhgues, duke mos lënë vend për manipulim.
Në qarkun e Shkodrës janë ngritur 12 qendra votimi, ku vetëm në qytet të drejtën e votës e kanë 1870 anëtarë të Partisë Socialiste.
Sipas kryetarit të degës së selizë rozë të Shkodrës, Edip Shiroka, procesi po has parregulsi në dy qendra votimi në këtë qark. Kështu sipas Shirokës, në një QV, vula është e padallueshme, ndërsa në një komunë nuk është dërguar materiali zgjedhor.
Procesi po ecën normalisht edhe në qarkun e Dibrës, ku janë hapur 35 qendra votimi për mbi 300 anëtarët e partisë socialiste.
Sipas gazetarit tonë atje, procesi nuk po has në pengesa.
Zgjedhjet po ecin pa probleme edhe në Qarkun e Lezhës. Në rrethin e Lezhës janë hapur 10 qendra votimi, ku kanë të drejtën e votës 1250 anëtarë të Partisë Socialiste. Pa probleme procesi vijon dhe në Kurbin.
Sipas gazetarit tonë në Elbasan, disa qendra votimi në këtë qark janë hapur para orarit zyrtar. Në këtë qark ku numërohen rreth 6000 anëtarë të Partisë Socialiste, janë hapur 50 qendra votimi, të shpërndara në çdo njësi vendore.
Në qarkun e Fierit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste janë hapur 44 qendra votimi, ndërsa numri i votuesve shkon në 12070 persona.
Kështu në rrethin e Fierit janë hapur 18 qendra votimi për 6200 anëtarë, në Mallakastër, 9 qendra votimi për 1870 anëtarë, dhe në Lushnje janë hapur 17 qendra votimi për mbi 4000 mijë anëtarë.
Në qarkun e Beratit janë hapur 24 qendra votimi, ku do të votohet për kreun e ri të Partisë Socialiste. Vetëm në rrethin e Beratit, Partia Socialiste numëron 3280 anëtarë me të drejtë vote.
Në rrethin e Vlorës janë hapur 15 qendra votimi, ku të drejtën e votës e kanë 6000 anëtarë të kësaj force politike.
Gazetari ynë në Vlorë raporton se procesi po ecën normalisht.
Votime për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Socialiste po mbahen edhe në qarkun e Gjirokastrës.
Në Gjirokastër janë ngritur 12 qendra votimi, ku mund të votojnë 1712 anëtarë të Partisë Socialiste.