Zgjedhjet në PS, zgjidhen sot delegatët e Kongresit
TIRANE- Anëtarët e PS-së, në të gjithë vendin do të zgjedhin sot, delegatët e Kongresit të 5 nëntorit. PS-ja numëron rreth 88 mijë anëtarë, në të gjithë vendin, përfshi këtu edhe rreth 6 mijë anëtarë në emigracion, veçanërisht në Itali dhe në Greqi, por jo e gjithë anëtarësia do t'i drejtohet sot kutive të votimit.
Në bazë të udhëzimit që miratoi Asambleja Kombëtare, numri i delegatëve përcaktohet në bazë të numrit të anëtarësisë së partisë në rang bashkie apo komune, regjistruar deri më 30 qershor 2011. Dhe në bazë të kësaj, në të gjitha degët brenda vendit do të zgjidhet 1 delegat për 100 anëtarë partie.
Procesi i votimi pritet të nisë sot, në orën 8:00 dhe do të mbyllet në 16:00. Në qendrat e vogla të votimit procesi i numërimit do të përfundojë brenda ditës së sotme. Kryetari i PS-së, Edi Rama pritet të votojë, në njësinë nr. 2, në Tiranë, në orën 11:00.
Nga votimet e ditës së sotme, do të zgjidhen rreth 880 delegatë të Kongresit të 5 nëntorit, ndërkohë që një pjesë jo e vogël, do të hyjë automatikisht. 384 kryetarët e organizatave socialiste janë automatikisht të zgjedhur delegatë, po ashtu edhe rreth 225 kryetarët socialistë të bashkive dhe komunave, 64 deputetët hyjnë pa votim në kongres.
Në bazë të statutit të PS-së, pjesë automatike e Kongresit janë edhe ish-kreu i PS-së dhe njëherësh ish-kryeministri Fatos Nano, ish-presidenti socialist, Rexhep Meidani, ish-kreu i Kuvendit, që është njëherësh edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare, Servet Pëllumbi, ish-kryeministri Ylli Bufi, e të tjerë figura të PS-së që kanë pasur funksione drejtuese.
Të 1500 delegatë të Kongresit, do të diskutojnë dhe votojnë më pas, për ndryshimet në statutin e partisë dhe programin e ri të saj. Po këta do të votojnë edhe për anëtarët e Asamblesë së re Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin e partisë, me të cilët do të punojë për 4 vitet e ardhshme kryetari, Edi Rama.
(s.g/GSH/balkanWeb)