E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Shqipëri, me shkallën më të lartë të monitorimit në Ballkan



Shqipëria vazhdon të mbesë me nivelin më të lartë të monitorimit, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dhënat tregojnë se organizatat ndërkombëtare kanë më shumë frikë për manipulime në Shqipëri sesa në Maqedoninë e konflikteve ndëretnike, apo Serbinë e dalë nga disa luftëra dhe diktatura millosheviçiane; janë më shumë të shqetësuar sesa në Republikën 3-vjeçare të Malit të Zi, apo në Kroaci. Organizata që monitoron proceset zgjedhore, nuk ka prani me vëzhgues afatshkurtër në Kroaci. Kjo u duk në zgjedhjet parlamentare të 25 nëntorit të 2007, ku, për herë të parë, dita e votimit u vëzhgua nga monitorues vendas. Ndërsa i gjithë misioni që dërgoi OSBE/ODIHR para dhe gjatë procesit ishte 21 vetë, që kryesohej nga zoti Vadim Zhdanoviç. Edhe në zgjedhjet e dy viteve më parë në Serbi, ku u shfaqën tensione mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Millosheviçit, patën një numër shumë të ulët vëzhguesish. Në total ishte 126 persona, në grupin e misionit, vëzhguesit afatgjatë dhe vëzhguesit afatshkurtër.
Duke iu referuar të dhënave, pas Shqipërisë, me prani të lartë vëzhguesish vjen Maqedonia. Në zgjedhjet e 1 qershorit të vitit të kaluar, pati 36 vëzhgues afatgjatë dhe 213 vëzhgues afatshkurtër. Por, gjithësesi, numri është gati dy herë më I vogël sesa ai në Shqipëri. Numri i lartë i pranisë së monitoruësve të huaj në zgjedhje, rrit edhe koston financiare të procesit. Aktualisht, Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet që i kushtojnë më shtrejt financiarisht zgjedhjet, krahasuar me të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

TË DHËNAT PËR VENDET E RAJONIT

Zgjedhjet parlamentare të 1 qershorit 2008 në Maqedoni
Staf misioni -
Vëzhgues afatgjatë 36
Vëzhgues afatshkurtër 213
Në krye të misionit vëzhgues Robert Barri (Robert Barry)

Zgjedhjet presidenciale të 6 prillit 2008 në Malin e Zi
Staf misioni 11
Vëzhgues afatgjatë 14
Vëzhgues afatshkurtër 100

Në krye të misionit Julian Its (Julian Peel Yates) Britani e Madhe
Zgjedhjet parlamentare të 21 Janarit 2007 në Serbi
Staf misioni 10
Vëzhgues afatgjatë 16
Vëzhgues afatshkurtër 100
Në krye të misionit vëzhgues Gert Ahrens (Geert Ahrens)

Zgjedhjet parlamentare të 25 nëntorit 2007 në Kroaci
Staf misioni 11
Vëzhgues afatgjatë 10
Vëzhgues afatshkurtër 0 (kishte vetëm vëzhgues vendas)
Në krye të misionit vëzhgues Vadim Zhdanovich

11 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›