“Gerdeci”, rrezohet kerkesa e prokurorise

Rrezohet kerkesa e prokurorise per largimin e tre gjyqtareve nga procesi per ceshtjen e Gerdecit.
Gjykate e Larte nuk e pranoi perjashtimin e gjyqtareve Besnik Imeraj, Imer Bala, Evgjeni Sinoimeri.
Prokuroret ne argumentimin e bere gjate seances deklaruan se gjyqtari i Imeraj,ka lidhje me disa prej te akuzuarve. Vajza e tij ka qene avokate e nje prej te akuzuarve kryesore te ceshtjes, Mihal Delijorgjit, ndersa vete gjyqtari ka lidhje shoqerore me nje nga avokatet e ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili eshte njekohesisht edhe i aferm i tij.
Argumenti tjeter i prokuroreve ishte se tre gjyqtaret Besnik Imeraj, Imer Bala, Evgjeni Sinoimeri kane dhene nje vendim kunder prokurorise ne lidhje me nje nga procedurat e prokurorise gjate hetimit te tragjedise se Gerdecit.