Kërkohet për vjedhjen, arrestohet me 2 kg kanabis
Rezulton të jetë bashkëpunëtor
në vjedhjen e filialit të
"Alba Postës" në qytetin e
Poliçanit, ndërkohë që gjatë një
kontrolli në banesë ju gjetën edhe
2 kg hashash. Drejtoria e Policisë së
Beratit ka arrestuar në orët e para
të mbrëmjes së djeshme Eduart
Alian, 30 vjeç, i cili rezulton të jetë
bashkëpunëtor në vjedhjen e filialit
të "Alba Postës" në qytetin e
Poliçanit. Nga hetimet intensive
për këtë ngjarje, pas arrestimit të
autorit të parë, Saimir Zylyftari, i cili
u prangosur dy ditë më parë, policia
ka mundur të identifikojë dhe
arrestojë bashkëpunëtorin e tij. Sipas
burimeve zyrtare të organit blu,
në banesën e tij janë gjetur 2 kilogramë
hashash, të cilat kanë qenë
gati për tregtim, si dhe pjesa tjetër e
lekëve që u grabitën në ambientet
e postës. Në cilësinë e provës materiale
u gjetën dhe bllokuan rreth
600 mijë lekë. Burime të policisë
bëjnë me dije se çështja tashmë do
të kalojë për hetime të mëtejshme
pranë prokurorisë së rrethit.
në vjedhjen e filialit të
"Alba Postës" në qytetin e
Poliçanit, ndërkohë që gjatë një
kontrolli në banesë ju gjetën edhe
2 kg hashash. Drejtoria e Policisë së
Beratit ka arrestuar në orët e para
të mbrëmjes së djeshme Eduart
Alian, 30 vjeç, i cili rezulton të jetë
bashkëpunëtor në vjedhjen e filialit
të "Alba Postës" në qytetin e
Poliçanit. Nga hetimet intensive
për këtë ngjarje, pas arrestimit të
autorit të parë, Saimir Zylyftari, i cili
u prangosur dy ditë më parë, policia
ka mundur të identifikojë dhe
arrestojë bashkëpunëtorin e tij. Sipas
burimeve zyrtare të organit blu,
në banesën e tij janë gjetur 2 kilogramë
hashash, të cilat kanë qenë
gati për tregtim, si dhe pjesa tjetër e
lekëve që u grabitën në ambientet
e postës. Në cilësinë e provës materiale
u gjetën dhe bllokuan rreth
600 mijë lekë. Burime të policisë
bëjnë me dije se çështja tashmë do
të kalojë për hetime të mëtejshme
pranë prokurorisë së rrethit.