Dhjetra viktima nga dy sulme në Pakistan

Sulme të përgjakshme janë regjistruar në Pakistan, me pasojë dhjetëra viktima. Të paktën dy sulme janë shënuar në Peshavar, në afërsi të një tregu majft të frekuentuar. Nga sulmet raportohet se janë vrarë të paktën 34 persona dhe janë plagosur rreth 100 të tjerë.
Sipas të dhënave të policisë, fillimisht pati një shpërthim jo shumë të fortë në një restorant, dhe më pas u dëgjua një shpërthim shumë më i fuqishëm adresuar njerëzve të shumtë, të pranishëm për tu ardhur në ndihmë të palgosurve, apo edhe kureshtarëve të ndryshëm.
Eksplozivi i dytë ishte vendosur në një motoçikletë dhe sipas mediave, është aktivizuar me telekomandë. Tregu ku ndodhën sulmet gjendet në një sektor ushtarak të qytetit. Në afërsi gjendet edhe konsullata e Shteteve të Bashkaura të Amerikës.
Ekstremistët myslimanë kanë ndërmarë sulme të intensifikuara me bomba dhe sulme kamikaze, pas vrasjes muajin e kaluar prej ushtarëve amerikanë në Pakistan, të shefit të rrjetit terrorist al Kaeda, Osama bin Laden.
Shpërthimet ndodhën në një hark kohor prej pak minutash nga njëri tjetri dhe ndodhën pak pas mesnate në një rajon të këtij qyteti, ku janë të vendosura edhe disa zyre politike dhe ushtarake. Më herët, talebanët e Pakistanit u betuan për hakmarrje ndaj sulmit amerikan që ekzekutoi Bin Ladenin.