E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, një progres për Shqipërinë në aspiratat për t’iu bashkuar BE-së


Kjo deklaratë u bë sot nga shefi i zyrës rajonale të OSBE në Gjirokastër, Milan Bito


Shefi i zyrës rajonale të OSBE në Gjirokastër, Milan Bito, gjatë një takimi që organizoi paraditen e sotme me përfaqësuesit e medias si dhe të shoqërisë civile, i vlerësoi zgjedhjet e 28 qershorit si progres për vendin tonë në aspiratat për t’u integruar në Bashkimin Europian. “Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në jug të vendit, janë zhvilluar me standarde bashkëkohore dhe pa mungesa në infrastrukturën zgjedhore. Gjatë procesit të votimit dhe numërimit, institucioni që unë drejtoj prej një viti, ka vërejtur një korrektësi në vlerësimin e votës", u shpreh Milan Bito. Ai beson se "zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritet të zhvillohen në vitin 2011, do të jenë edhe më të mira, pasi gjatë kësaj periudhe kohore edhe disa probleme që janë shfaqur do të përmirësohen". Sipas tij, problemet që janë shfaqur gjatë procesit të votimi kanë ardhur si pasojë e mos familjarizimit me Kodin të ri Zgjedhor, ndërsa procesi i numërimit ka qenë mjaft i mirë. “Gjatë dhe pas procesit zgjedhor jam takuar pothuajse me të gjithë kandidatët për deputetë dhe për fat të mirë nuk kam konstatuar asnjë vërejtje prej tyre, qoftë nga e majta dhe e djathta”, deklaroi Bito. Ndërkohë, shefi i i zyrës rajonale të OSBE në Gjirokastër, Milan Bito, ka vlerësuar edhe rolin e policisë gjatë procesit zgjedhor.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›