E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, sot debati i tretë dhe i fundit Obama-Romney

22-10-2012 / Gazeta 55

Zhvillohet sot debati i tretë dhe i fundit ndërmjet dy kandidatëve për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Mitt Romney.
Debati do të mbahet në Boca Raton të Floridës dhe pritet që të ketë fokus në politikën jashtme.
Pyetjet, të drejtuara nga udhëheqësi i debatit, pritet të parashtrojnë pesë tema të diskutimit: "Rolin e Amerikës në botë", me pas konfliktin në Afganistan dhe Pakistan, programin bërthamor të Iranit, ndryshimet në Lindjen e Mesme dhe "ballafaqimin me terrorizmin", si dhe "rritjen e Kinës dhe bota nesër". Dy javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, shumica e sondazheve të opinionit publik sugjerojnë se gara ndërmjet Obamës dhe Romney-it është shumë e ngushtë. Kandidati republican ka njohur nje rritje te lehte ne sondazhet e fundit  ndersa duket Obama ka nje pozicion me te forte. Debatet e para kane shenuar nje barazim mes dy kandidateve ndersa nuk kane munguar sulmet mes tyre. Më herët kandidati republikan Mitt Romney  ka deklaruar se Obama nuk ka një axhende për një mandat të dytë për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akuza këto të cilat nuk kanë mbetur pa një përgjigje nga presidenti amerikan, i cili tha se republikanet vuajnë nga "Romnësia".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›