Zgjedhjet republikane, Romni forcon pocizionin

Partia Republikane mban zgjedhjet paraprake në tre shtete të SHBA-së, në procesin për të zgjedhur sfiduesin e presidentit Barak Obama në zgjedhjet e vjeshtës.
Garat do të zhvillohen në Uiskonsin, Merilend dhe Uashington, D.C.
Kandidati udhëheqës Mit Romni shpreson të forcojë këtë pocizion që ka.
Gara e sfiduesit të tij, Rik Santorum është zbehur.
Si rezultat, Romni ka shtrirë kritikat kundër Obamës. Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në muajin nëntor.