E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusi, zjarr në një depo, vdesin 12 persona

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një depo tregtare në Moskë, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave i tha AFP-së se viktimat ishin punëtorë emigrantë.

Nuk është përcaktuar ende shkaku i zjarrit.

Gjithashu një zjarr tjetër ka shpërthyer në Moskë, në atë që pritet të jetë ndërtesa më e lartë në Evropë.

Mediat ruse raportojnë se helikopterët kanë hedhur ujë mbi katet e sipërme të Kullës Federale, e cila ende është në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet në vitin 2013.

Nuk k raportime për të plagosur. Njoftohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga djegia e një prozhektori.

Kulla Federale gjendet në distriktin e ri të bizneseve në Moskë.

Ajo parashikohet të përbëhet nga disa ndërtesa. Zjarri ka përfshirë katin 93-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›