Zgjedhjet republikane, tërhiqja e radhës, Rick Perry

Rick Perry, guvernatori i Teksasit është kandidati i radhës që pritet të tërhiqet nga gara republikane për president të Shteteve të Bashkuara.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Karolinën e Jugut, Peri ka uruar kandidatin Njut Gingriç.
“Sot, unë pezulloj fushatën time dhe uroj Njut Gingriçin për president të Shteteve të Bashkuara. Besoj se Njut është një vizionar konservator, që mund ta transformojë vendin tonë”, ka thënë Perry.
Ai ka kryesuar sondazhet e kandidatëve të Partisë Republikane që nga futja e tij në garë, në muajin gusht, por ka bërë një sërë gafash gjatë fushatës dhe debateve.
Në zgjedhjet në Ajoa Peri është zhvendosur në vendin e pestë, ndërsa në të gjashtin në Nju Hempshir.
Ditë më parë, nga gara republikane është larguar edhe Mishell Bahmen.