E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zgjedhjet shumë të rëndësishme, roli i KQZ-së mbetet deçiziv”

29-04-2011 / Gazeta 55

Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu takim pune me kreun e KQZ-së, Arben Ristani  


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, kanë zhvilluar një bisedë pune kokë më kokë. Arvizu dhe Ristani janë takuar në oborrin e KQZ-së, për t’iu drejtuar më pas ambienteve të Hotel Rogner. Ambasadori amerikan në qëndrimet e tij ka mbështetur punën dhe angazhimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në funksion të përgatitjeve të zgjedhjeve të 8 majit. Në qëndrimet publike, Arvizu u ka bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë sa më ngushtë me institucionin përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e garës elektorale. Arvizu ka vlerësuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe roli i KQZ-së është deçiziv. Nga ana e tij, kryekomisioneri Ristani, ditët e fundit ka ngritur shqetësimin mbi mundësinë e bllokimit të zgjedhjeve, përmes braktisjes së procesit nga ana e komisionarëve. Për të shmangur një situatë të tillë, të padëshirueshme, Ristani ka kërkuar bashkëpunimin dhe angazhimin e partive politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›