5Maji, shteti dhe politika nderojnë dëshmorët
Topi dhe Berisha zhvilluan homazhe në varrezat e“Dëshmorët e Kombit”, ku vendosi kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të 5 majit, Ditës së Dëshmoreve. Homazhe kreu sot dhe Edi Rama
TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ishin të pranishëm së bashku sot pranë memorialit Nënë Shqipëri, në ditën e dëshmorëve. Topi dhe Berisha zhvilluan homazhe në varrezat e“Dëshmorët e Kombit”, ku vendosi kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve. Homazhe kreu sot dhe kryetari i opozites, Edi Rama.
Në këtë ceremoni përkujtimore Kreu i Shtetit theksoi se 5 Maji është dita kur rifreskohet kujtimi i dëshmorëve të rënë dhe vepra e tyre e paharrueshme.
"Kjo ditë e shënuar vjen si çdo vit tjetër me një simbolikë të veçantë. Sot është dita kur ne rifreksojmë kujtimin e të rënëve për kombin, dhe natyrisht që vepra e tyre është e paharrueshme. Sot ne kujtojmë patriotët, të cilët dhanë jetën e tyre për pavarësinë e Shqipërisë", u shpreh Kreu i Shtetit në një prononcim për mediat.
Sipas tij "sot përkujtohen me përulje të thellë të gjithë dëshmorët e atdheut që luftuan dhe derdhën gjak për çlirimin e Shqipërisë, që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për forcimin e shtetit ligjor".
Kreu i Shtetit vlerësoi se "gjithçka që Shqipëria po arrin sot, ka në themel veprën dhe gjakun e dëshmorëve të atdheut".
Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha theksoi vecantinë që e karakterizon këtë ditë dhe sakrificat që u bënë në emër të lirisë. Por si shtoi Kryeministri “sot duhet të qëndrojmë ballëlart kur nderojmë të rënët. Ballëlartë tani që jemi dhe anëtarë të NATO-s.
Me rastin e kësaj dite, homazhe tek varrezat “Dëshmorët e Kombit” bëri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Në prononcimin për mediat, Rama kërkoi që kujtimi i të rënëve të jetë dritë për të ardhmen e të gjithëve. “Ti clirojmë njerëzit nga barra e politikës. Kujtimi i të rënëve ndricoftë rrugën tonë”, u shpreh Rama duke shtuar se politika e së shkuarës po mban ende të përcarë vendin tonë.
Në çdo 5 Maj, Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e saj të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare. Të 28 mijë dëshmorët, ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.
(d.b/BalkanWeb)