Zgjedhjet "trazojnë" edhe pushimet e verës
Agjencitë turistike shqiptare bien pre e etheve elektorale të 28 qershorit. Ato duket se nuk po përjetojnë thjesht dhe vetëm krizën ekonomike globale, por edhe braktisjen nga klientët më të shumtë, e pikërisht nga zyrtarët e administratës, ata që mbushnin avionët çarter dhe niseshin drejt destinacioneve turistike, duke kënaqur njëkohësisht edhe bilancet verore të "tour operatorëve". Por këtë vit kanë rastisur dy të këqija në një derë, sikundër pohon vetë një nga drejtuesit e agjencive turistike në kryeqytetin shqiptar. "Njerëzit përpiqen që të shpenzojnë më pak, të shqetësuar nga lajmet e krizës, por edhe nga zhvlerësimi i shpejtë i parasë", shprehet Agimi, menaxher agjencie. Megjithatë, si të keqen më të madhe që pritet të rëndojë në përfitimet e tyre konsideron zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Klientët tanë, shton ai, janë interesuar dhe ne u kemi dhënë ofertat e këtij sezoni, por shohim që ngurrojnë së tepërmi dhe të gjithë presin se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve, kush do të fitojë. Me shpresën se në muajt korrik, gusht e shtator do të kenë më shumë punë, ata presin që qershori të kalojë sa më shpejt dhe të merret vesh edhe fati i qeverisë.
"Do fitojnë të djathtët, apo të majtët, ky është problemi", shprehet Ana, një operatore turistike, e cila e lidh këtë me punën e saj. Ajo shton se të gjithë duan të bëjnë pushime sa më të mira dhe në vende sa më të bukura e komode, por jo të gjithë i kanë mundësitë. Ndërsa për klientët me mundësi financiare ajo tregon se janë në pritje nëse do t‘u preken vendet e punës apo jo. "Përpiqen të tregohen të kujdesshëm. Të gjithë të njëjtin merak kanë: punën. Nuk është pak të ndryshojë qeveria dhe të mos jesh më në punë. Është kohë krize", shton më tej Ana.
Të njëjtat ankesa për prenotime të reduktuara deri në nivelin e 20-30 përqindëshit krahasuar me një vit më parë dëgjon edhe nga drejtues, menaxherë e operatorë të tjerë të agjencive turistike. Sipas tyre, nëse edhe muajt e tjerë të verës do të vijojnë me këtë nivel prenotimesh për pushimet verore, atëherë ky treg realisht do të përjetojë krizën më të fortë që nga krijimi i tij. Dhe ofertat për ta janë më se bindëse.
Joshja
Kushtet e përgjithshme ekonomike i kanë detyruar agjencitë turistike edhe në Shqipëri, sikundër në të gjithë rajonin, që të përshtaten me çmimet që ofrojnë. Në të gjitha paketat turistike të ofruara prej tyre nuk mungojnë fjalitë që bëjnë marketingun: ka ulje çmimi deri në 30% për prenotime deri më datën... Por duket se edhe kjo metodë që ka rezultuar e suksesshme në këtë terren, këtë vit duket se nuk po prodhon efektin që pritej.
Po kështu, përfaqësuesit e agjencive turistike tregojnë se janë përpjekur që me bashkëpunime të realizojnë edhe paketa në vende që kanë munguar më parë në listat e tyre. Dhe mundësitë nuk janë të pakta, sidomos për destinacionet turistike të arritshme për atë që konsiderohet si shtresa e mesme e shqiptarëve.
Një numër i madh resortesh në vendet më të njohura për pushime verore si: Turqia, Egjipti, Bullgaria, Kroacia, Karaibet, Qipro, Italia, Mali i Zi etj., së bashku me pamjet e mrekullueshme të hoteleve, janë vënë në shërbim të klientelës shqiptare.
Megjithatë, zgjedhjet dhe frika e rotacionit të pushteteve apo humbja e vendit të punës, sikundër ndodh rëndom në vendin tonë, kanë bërë që "kujdesi" të triumfojë mbi dëshirën dhe t‘i bëjë frekuentuesit e plazheve jashtë vendit të frenohen të paktën deri sa të përfundojë qershori.
Privatët
Një tjetër telash për drejtuesit e agjencive turistike vjen edhe nga sektori privat, përveçse nga ai publik. Janë pikërisht ata që klasifikohen si të pasur në këtë vend, që nuk hezitojnë t‘ia plotësojnë vetes dhe familjarëve të tyre pushime verore plot argëtim dhe aventurë. "Ata që ne i quajmë si klientë të pasur e që kryesisht janë drejtues biznesesh të njohura dhe të panjohura, kanë kërkesa nga më të ndryshmet për destinacione jo vetëm të shtrenjta, por edhe pak të vështira për t‘u realizuar prej nesh", thotë Denisa, një operatore turistike. Sipas saj, është e vështirë që të formosh grupe turistike të organizuara për këto kërkesa. Kështu ajo përmend destinacione të largëta si Brazili, Australia apo Amerika, por edhe shumë vende jo fort të njohura por luksoze në Evropën Perëndimore.
Guidat vendase
Më shumë për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë
Agjencitë turistike në kryeqytet presin që të kenë përfitime nga aplikimet e pushuesve që drejtohen tek ato duke kërkuar guidat vendase. Në këto paketa përfshihen pushime nga disaditore, deri në dyjavore për në qytetet bregdetare të jugut, apo në zonat malore, si në veri, ashtu edhe në lindje të vendit.
Sipas agjentëve turistikë, këto guida janë më tepër të kërkuara nga shqiptarët që vijnë nga Kosova dhe ata nga Maqedonia. Këta preferojnë më tepër pushimet bregdetare, ku ka një tendencë gjithnjë e më të fortë të zbritjes drejt rivierës joniane. Ndërsa pushimet në zonat malore preferohen kryesisht nga turistë të huaj, që kanë kureshtje të eksplorojnë territore të panjohura, por edhe të ashpra. Por agjentët turistikë shtojnë se risi e këtij viti është edhe efekti më i madh i këtyre guidave vendase mbi turistët e huaj, të cilët preferojnë që të njohin jo vetëm bukuritë e bregdetit apo të zonave malore vendase, por edhe pasuritë arkeologjike të vendit tonë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e agjencive turistike shqiptare u druhen edhe kushteve të bregdetit shqiptar. Ata pohojnë se gjithmonë përballen me pakënaqësi, sidomos për mungesë kushtesh elementare si mungesë uji apo dritash në zonat turistike.
Ofertat fqinje
Vendet më të lakmuara për "pushime shqiptare"
Vendi më i preferuar për shqiptarët që të kalojnë pushimet e tyre të verës mbetet Turqia. Ka disa vite që në resortet e shumta bregdetare të këtij vendi janë me mijëra familjet shqiptare që shkojnë për pushime më shumë se sa një herë. Sipas drejtuesve të agjencive turistike, kjo nuk vjen nga ndonjë afeksion tradicional i shqiptarëve për t‘ju kthyer reston e pushtimit 500-vjeçar turqve, por për shkak të kushteve mjaft të favorshme të lëvizjes drejt këtij vendi, ku viza nuk është e domosdoshme, si dhe çmimeve shumë të leverdishme, ku në paketat turistike theksohet "të gjitha të përfshira". "Udhëtimet turistike për pushime drejt Turqisë janë jo vetëm për njerëzit që kërkojnë qetësi dhe kushte komode pushimi, por edhe për ata që hanë dhe pinë shumë", shprehet me humor Miltoni drejtuesi i njërës prej këtyre agjencive turistike. Gjithashtu, këtë vit pritet që një fluks i konsiderueshëm pushuesish shqiptarë t‘u drejtohen kufijve tokësorë për të shkuar pak orë më tutje drejt Malit të Zi. Qytetet turistike të këtij vendi të vogël kanë ulur çmimet për pushuesit e kësaj vere, si pasojë e krizës globale ekonomike. Në këtë mënyrë ata mendojnë që të thithin një numër më të madh turistësh, duke kompensuar kështu humbjet nga braktisja.