“Zgjedhjet u konsideruan si ndër të mirat, por opozita, vazhdon t’i kontestojë”
Mediat e huaja deklarojnë se protestat e PS-së mund të sjellin pengesa në procesin e integrimit të Shqipërisë
Me sjelljen e saj opozita shqiptare po dëmton seriozisht integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kështu e kanë trajtuar protestën e nisur nga socialistet, kanalet më të fuqishme televizive në Europë. Euronews, BBC, Agjencia e Lajmeve Reuters apo gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruajnë se protesta e opozitës, e cila prej muajsh bojkoton parlamentin, po dëmton procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Reuters” shprehet se socialistët kanë kërkuar rinumërim të votave për një proces zgjedhor të cilin institucionet ndërkombëtare e cilësuan si më të mirin të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Euronews, shkruan gjithashtu se në protestën e opozitës morën pjesë dhjetëra qytetarë shqiptarë.
Komentet e superfuqive mediatike janë në të njëjtën linjë me qëndrimet e përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian, të cilët kërkojnë që ngërçi politik të zgjidhet përmes parlamentit dhe institucioneve.
“Apelet e përsëritura të ndërkombëtareve- BE dhe SHBA – për të rifilluar dialogun nuk kanë arritur të afrojnë partitë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, për afrimin e Shqipërisë në BE”, - shkruan agjencia e lajmeve ANSA.