Zgjedhjet u ribënë sovrane
HENRI ÇILI
Duhet që zgjedhjet të përfundojnë më në fund! Cilido qoftë rezultati, cilado qofshin të metat dhe problemet e tyre duhet të adresohen drejt dhe në përputhje me ligjin të gjitha kontestimet ngado që të vijnë ato. Ato të opozitës në radhë të parë. E gjitha kjo ka nevojë të shkëputet nga debati politik real dhe thelbësor mbi zgjedhjet e 28 qershorit. Debati thelbësor mbi zgjedhjet e 28 qershorit nuk gjendet në kutitë e votimit, nuk gjendet nëpër procesverbale, nuk gjenden nëpër letra, shkresa, ankesa, kërkesa. Ai tashmë ka dalë prej tyre dhe ndodhet në publik me të paktën tre elementë thelbësorë. Elementi i parë thelbësor i këtyre zgjedhjeve është fakti që ato ishin të parat zgjedhje sovrane të vërteta të organizuara nga Sali Berisha dhe Edi Rama, pra nga opozita dhe qeveria pas shumë e shumë zgjedhjesh, ku nuk dihet ku mbaronte roli i faktorit ndërkombëtar dhe ku fillonte veprimi apo “leja” e ndërkombëtarëve për ecurinë e zgjedhjeve. Me gjithë rolin e paçmueshëm dhe shumë pozitiv të faktorit ndërkombëtar në procesin elektoral të 28 qershorit, me në krye angazhimin e mirëpritur dhe mjaft pozitiv të ambasadorit Withers, mund të thuhet se në esencë të tyre këto zgjedhje ishin zgjedhje shqiptare. Ato ishin një produkt real i demokracisë shqiptare, i nivelit në të cilën ajo ndodhet me të mirat dhe defektet e saj. Këto zgjedhje kanë reflektuar ekuilibrin e fuqisë së faktorëve shqiptarë të këtyre zgjedhjeve, të të gjithë institucioneve të shoqërisë shqiptare, që drejtpërdrejt apo tërthorazi lidhen me zgjedhjet.
E gjithë kjo është tejet pozitive, pasi mund të themi se kemi përfundimisht “risovranizmin” e hapësirës sonë publike dhe politike, ku aktorët më përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës kanë vendosur vetë fatin e këtyre zgjedhjeve bashkërisht dhe në çdo hap. Kanë përfunduar me sa duket ato kohëra qesharake kur holandezi Dan Everts apo finlandezi Liponen duhet të ndërhynin apo të thoshin verdiktin e tyre për çdo sharje të rëndomtë komisionerësh, apo për përmasat e fletës së votimit. Kjo është një arritje e përbashkët e elitës politike shqiptare, e qeverisë dhe opozitës, duke i dhënë Shqipërisë një dinjitet që i takonte. Ose më saktë duke i rikthyer Shqipërisë një dinjitet lidhur me zgjedhjet që e kishte që më 1991!
Elementi i dytë i këtyre zgjedhjeve është fakti që opozita ka qenë nga fillimi në fund të procesit e përfaqësuar përpjesëtimisht me qeverinë, duke qenë bashkautorja në çdo element të zgjedhjeve. Duke filluar nga hartimi i Kodit Elektoral e deri te caktimi i KQZ-së apo përzgjedhja e anëtarëve të Kolegjit Elektoral, çdo hap ka patur një bashkëpërfaqësim të plotë pozitë-opozitë. Kjo e konsolidon përfundimisht këtë traditë, duke dhënë garanci për ecurinë të mirë edhe të zgjedhjeve të ardhshme. Minoranca është pjesë e sistemit dhe ka të gjithë eksesin apo të gjithë të drejtat në një sistem që e ka bashkëhartuar apo ndërtuar po vetë së bashku me qeverinë. Përmirësime të sistemit të menaxhimit të zgjedhjeve janë gjithnjë të domosdoshme, derisa zgjedhjet të mos jenë në Shqipëri më një alarm apo traumë, por një rutinë.
Elementi i tretë i këtyre zgjedhjeve janë pasojat politike të tyre mbi sistemin tonë partiak dhe të institucioneve. Cila do të jetë e ardhmja e reformimit të opozitës së majtë në kushtet e një mandati të dytë në opozitë dhe pas një ndarjeje përfundimtare me të majtën e Ilir Metës, tashmë pjesë e koalicionit qeverisës? Cili do të jetë efekti i këtyre zgjedhjeve mbi skenën politike, në kushtet kur aktorët politikë janë rralluar së tepërmi me mbetjen jashtë parlamentit të shumë partive dhe aktorëve të deri – djeshëm në politikë? Cili do të jetë efekti i sistemit elektoral dhe ndryshimeve të rrezikshme kushtetuese të 21 prillit 2008 mbi ekuilibrin e pushteteve dhe institucionet e pavarura? Këto dhe argumente të tjera me natyrë politike janë debati i vërtetë i pas 28 qershorit, përtej teknikaliteteve të ditës.