E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet,Veliaj:Do garoj për deputet

Kryetari u partisë G99,Erjon Veliaj, i ftuar në Ora News duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare deklaroi se emri i tij do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në parlamentin e ardhshëm. "Do garoj për të qenë deputet, G99 do shtojë opsione te reja për deputetë, që meritojnë besim nga ana e qytetarëve", u shpreh Veliaj. Ai bëri me dije se tashmë G99 ka hapur zyrat elektorale në Vlorë, Lushnje, Shkodër, Berar, Korçë, Elbasan e Fier. "Kemi potencial për të bërë një garë të ndershme dhe pozitive. Brenda marsit ekipi G99 do jetë gati për garë", tha ai. Sa i përket ngritjes së strukturave të kësaj partie, Veliaj theksoi se "Në 28 mars do mbahet Asambleja Kombëtare ku do merren vendimet më të rëndësishme në këtë parti. Nga mesi i marsit ky proces do vendoset në qytetet më të rëndësishme", theksoi Veliaj. Kreu i G99 vlerësoi se fakti që ky grupim politik financohet 100% nga anëtarësia e saj është një aksion i suksesshëm i kësaj partie. "Po ashtu, fakti që jemi fokusuar në çështje konkrete, duke u interesuar për problemet që njerëzit janë të shqetësuar ,si dhe zgjidhjet konkrete për ekonominë, për arsimin, përbëjnë më shumë risi të G99", theksoi ai. Lidhur me bashkëpunimin me PS, Veliaj tha se nuk do bëhen më pazare."Hyrja në koalicion bën edhe ndarjen e deputetëve sipas votave. Koalicioni garanton asnjë vjedhje të votave, dhe siguron që çdo parti të marrë "hakën" e vet", shpjegoi ai. Sipas tij, beteja e kësaj partie do jetë me qytetarët që nuk kanë votuar asnjëherë. "Synimi jonë është qytetari i interesuar", tha ai. Veliaj nënvizoi se dalja e partive politike në mitingje në sheshe apo salla të mbyllura është patetike. "Marrja me çështje konkrete është zgjidhja sepse në një garë duhet të provohen idetë e një partie", vazhdoi ai. Faktin që në protestën për 1-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, LSI-ja është përjashtuar nga e majta, Veliaj e argumentoi duke u shprehur se "Çifti Berisha-Meta nuk ka bërë asgjë në interes të qytetarëve. Meta është anëtarë i kabinetit Berisha me qëllim sabotimin e opozitës", përfundoi Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›